Ragip Gjoshi: Libri "Gjuhë Shqipe 8" është vlerësuar dhe përzgjedhur nga MASHT-i për të mësuar gjuhën tonë

Ragip Gjoshi: Libri “Gjuhë Shqipe 8” është vlerësuar dhe përzgjedhur nga MASHT-i për të mësuar gjuhën tonë

Libri “Gjuhë Shqipe 8” është vlerësuar dhe përzgjedhur nga MASHT-i për të mësuar gjuhën tonë. Lajmin e ka bërë të ditur njeri nga bashkëautoret e këtij libri Ragip Gjoshi. “Libri shkollor “Gjuhë shqipe 8” nga ky vit i ri shkollor, do të jetë në përdorim zyrtar, në të gjitha shkollat e Kosovës. Ky libër është plotësisht i bazuar në Planprogramin mësimor të kësaj lënde dhe në Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Kam kënaqësinë t’iu njoftoj si bashkautorë, se teksti shkollor “Gjuhë shqipe 8” doli fitues dhe u vlerësua si më e mira nga ana e recensentëve të MASHT-it. Me këtë rast falenderoj prof.dr. Mimozë Gjokutaj, për formimin e një ekipi të mrekullueshëm të punës dhe shtëpinë botuese “Pegi” për besimin! Ishte kënaqësi bashkëpunimi me profesoreshat Mimoza Gjokutaj, Anila Mullai,Flora Koleci e Elsa Skënderi- Rakipllari, këto eksperte elitore të librit shkollor! P.S. Libri “Gjuhë shqipe 8” shoqërohet edhe me “Librin e mësuesit” dhe “Fletore pune Gjuha shqipe 8”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …