Ragmi Mustafi: Reciprociteti i Kosovës me Serbinë i penalizon banorët e Kosovës Lindore

Ragmi Mustafi: Reciprociteti i Kosovës me Serbinë i penalizon edhe shqiptarët e Kosovës Lindore

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore ka folur për vendimin e institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë. Mustafi thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Kosovës Lindore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet. Mustafi thekson se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës Lindore, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …