Edi Rama

Rama: Jo bashkëqeverisje me PD, s’ka komplot ndaj LSI

Edi Rama mohoi të këtë ndonjë plan për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve apo të kishte ndonjë plan kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Mos i dëgjoni përrallat e kutundit politik dhe mediatik për bashkëqeverisje të paravendosur me PD apo për komplot kundër LSI-së e partive të vogla. S’ka asnjë plan për bashkëqeverisje dhe për komplot”, tha kryeministri. Ai kërkoi që vota t’i jepet Partisë Socialiste në mënyrë që të vazhdojnë reformat, ndërsa tha se administrata nuk duhet të jetë një tepsi e ndarë mes partive. “Më 25 qershor na duhet një mandat i plotë për ta mbajtur drejt timonin e reformave pa qenë të kushtëzuar në shpejtësi dhe thellësinë e reformimit të vendit apo të masave për të bërë shtet nga aleatë që nuk duan ta prekin themelin e kalbur të administratës shtetërore. Të gjitha partitë, përveç tonës, e kanë të lidhur jetesën me punësimet e klientelës partiake në shtet. Ne nuk jemi kundër koalicioneve, por unë nuk do të isha i sinqertë me të gjithë ju në qoftë se deri më 25 qershor nuk do t’ju paralajmëroja për rrezikun që të mos ja dalim dot ta bëjmë Shqipërinë me një administratë shtetërore që e meritoni të gjithë ju, nëse ju nuk na e besoni të gjithë përgjegjësinë e drejtimit të timonit të qeverisjes që askush mos na i japë nesër votat duke marrë si shpërblim punësime partiake në shtet”, u shpreh Rama në komunikimin javor.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …