leoni

Edi Rama

Rama: Qeveria dhe diaspora do të krijojnë brenda vitit 2017 Këshillin Kombëtar të Diasporës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti i Diasporës, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është vetëm hapi i parë i nisjes së një bashkëpunimi të ngushtë me diasporën shqiptare në botë. Brenda vitit të ardhshëm do të ngrihet Këshilli Kombëtar i Diasporës. “Kjo javë u shënua si java ku për herë të parë, qysh prej rënies së regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së emigrimit të shqiptarëve nga toka, deti, ajri, shteti shqiptar kujtohet më në fund t’i mbledhë shtegtarët e shqipes në një Samit të Diasporës. Më mirë vonë se kurrë. Kurrë nuk është vonë për t’u angazhuar në një marrëdhënie të përbashkët për forcimin e lidhjes me diasporën. E nisëm këtë përpjekje në një shkretëtirë të vërtetë mungese të dhënash, adrese. Asnjëherë nuk janë kontaktuar institucionalisht. Qeveria dhe diaspora do të angazhohen të krijojnë brenda 2017-s Këshillin Kombëtar të Diasporës, për të udhëhequr bashkëpunimin në të gjitha aspektet me diasporën, veprimtarinë dhe për vënien në jetë të angazhimeve të marra në këtë Samit”, është shprehur Rama.

 Ai ka thënë se qeveria nën drejtimin e tij e ka në plan të përfshijë përfaqësues të diasporës në administratën shtetërore. “Do të mbajmë të përditësuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore të komuniteteve shqiptare kudo në botë. Samiti i parë i Diasporës do të dalë me një deklaratë angazhimesh konkrete për të gjithë sferën e interesit të përbashkët që nga gjuha shqipe kudo nëpër botë, tek investimet private e përfshirja e njerëzve të diasporës këtu në jetën e përditshme dhe administratën shqiptare”, ka deklaruar Rama. Kryeministri Rama ka theksuar gjithashtu se qeveria ka nisur punën për regjistrimin e shqiptarëve në botë, për të mundësuar kështu votimin e tyre në distancë në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …