Edi

Rama: Siguria për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor nuk negociohet me askënd

Gjatë një adresimi për publikun, kryeministri i Shqipërisë e ka bërë të qart edhe njëherë dhe e ka deklaruar me vendosmëri absolute se siguria për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, nuk negociohet me askënd. Duke ju përgjigjur pyetjeve mbi paralajmërimet e Partisë Demokratike për të mbajtur protestë në të njëjtin ditë derisa mbahet ky samit, kryeministri, Edi Rama ka sqaruar më tutje se Samiti ka kohë që organizohet, përfshin shumë institucione dhe një të konsiderueshëm personash dhe zyrash që janë në këtë rast të BE-së, ku hyjnë dhe forcat e sigurimit. Polica ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i pa negociueshëm me askënd. “Këtë samit nuk e organizon Shqipëria, por BE dhe Këshilli Evropian. Cfarë ka këtu për të negociuar. Protestë absurde, të jemi realistë, nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër, përveç se vazhdimin e një misioni që e dinë të gjithë. Forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë, duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë. Një forcë e udhëhequr nga një non-grata. Askush nuk do ta provojë të thyejë perimetrin e sigurisë. Do të ishte çmenduri. Njollosje për të tërhequr vëmendjen për halle personale” ka theksuar kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …