Brickos

Edi Rama

Rama: Të jesh i majtë do të thotë të besosh që ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh që ka edhe më keq

Partia Socialiste ka rikthyer Akademinë Politike te fondacioni, Qemal Stafa. Me Olta Xhaçkën në krye, këtë vit, akademia do të pranojë 120 studentë. I pranishëm në ceremoninë e rihapjes së Akademisë, ish-drejtuesi i fondacionit “Qemal Stafa”, ministri, Saimir Tahiri i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e saj, pasi është një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e politikës.  Kryeministri Edi Rama u dha të pranishëmve dhe leksionin e parë të Akademisë Politike. “Të jesh i majtë do të thotë të besosh që ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh që ka edhe më keq. Ky është dallimi themelor dhe ky është leksioni i parë i akademisë. Kryeministri theksoi se reformat që po ndërmerren nga qeveria e tij janë në shërbim të gjeneratës së re dhe jo të politikës së ditës. E si shembull ai mori të shumëdiskutuarën reformë në drejtësi.   “Reforma në drejtësi është një reformë për gjeneratën tjetër dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk mund të ndërtohet pa sakrifica, pa kosto dhe nuk mund të ndërtohet pa ndëshkueshmëri për çka ka ndodhur. Për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër na duhet përditë që të përballemi me agresivitetin e forcave konservatore, me agresivitetin e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën evropiane ka pak, ose aspak të bëjë”, tha mes tjerash kryeministri, Edi Rama. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …