leoni

Rama: Tirana nuk u zgjedh rastësisht kryeqendër ku do të mbahet samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se Tirana nuk u zgjedh rastësisht kryeqendër ku do të mbahet samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor. Gjatë konferencës për medie, ai shtoi më tutje se Shqipëria ka luajtur rolin e saj për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar dhe konsideruar ndryshe dhe këtu kam parasysh jo thjesht Shqipërinë, por Ballkanin Perëndimor në tërësi. “Bashkimi Europian nuk është një strukturë, nuk është një institucion, nuk është një forcë që reagon si i forti i lagjes, përkundrazi, rëndësi ka të kesh të drejtë dhe të dish ta përcjellësh mesazhin mbi atë që të takon në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe të drejtë dhe padiskutim që zëri yt herët ose vonë, por në këtë rast më herët sesa vonë u dëgjua”. Duke komentuar paralajmërimet e kryetarit të Serbisë, Alekdander Vuçiq mbi mundësinë e mos marrjes pjesë në këtë samit, kryeministri, Edi Rama theksoi se nuk emocionohet nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …