Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja kritikon deklaratën e Sekretarit të NATO-s për FSK-në

Ish-gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Ai e cilëson si të papërshtatshëm qëndrimin e NATO-s, i cili, sipas tij, “kornizon” Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si një forcë kryesisht humanitare. Sipas Qehajës, ky qëndrim është në shpërputhje me realitetin aktual në Kosovë dhe bie ndesh me zhvillimet globale të sigurisë. “Është e habitshme se si vazhdon një qëndrim kaq burokratik në një kohë kur është më se e qartë se një FSK me mandat mbrojtës do të kontribuonte jo vetëm në ruajtjen e paqes në Kosovë, por edhe si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta evropiane në një mjedis tejet kompleks të sigurisë,” tha Qehaja. Ai theksoi se kapacitetet ushtarake të Kosovës janë duke u zhvilluar përmes bashkëpunimeve bilaterale, por kërkoi që burokracia e NATO-s të reflektojë mbi nevojën për një qëndrim më të qartë dhe të azhurnuar, në përputhje me interesat rajonale të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …