Rama:Trafiku Urban është thelbi i zhvillimit të një kryeqyteti modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot një iniciativë të rëndësishme për të transformuar trafikun urban në kryeqytet. Ai në një postim në Facebook bëri të ditur se në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe kompaninë ndërkombëtare ARUP, synohet një reformë gjithëpërfshirëse që do të modernizojë sistemin e transportit publik. Sipas tij qëllimi nuk është vetëm përmirësimi i linjave ekzistuese, por krijimi i një sistemi tërësisht të ri që përfshin disa aspekte kyçe, duke filluar me krijimin e një rrjeti të ri të trafikut urban që do të përmirësojë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët, zhvillimi i korsive të dedikuara për autobusët, duke garantuar një lëvizje më të shpejtë dhe të sigurt, model të avancuar biletash,si dhe do të krijohen nyje transitore për lidhje më të mira ndërmjet linjave.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i kësaj reforme është digjitalizimi i plotë i sistemit, që do të mundësojë informacione në kohë reale dhe lehtësi në përdorimin e shërbimeve. Përveç kësaj, reforma do të ndërlidhet ngushtë me konceptin e Smart City, duke sjellë inovacione që do të përmirësojnë jetesën në kryeqytet.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …