RAMIZ KELMENDI: DITA E DITËS SË ÇLIRIMIT TË KOSOVËS DHE LIDERËT POLITIK E USHTARAK TË UÇK-së

– Liderët e UÇK-së në këtë festë të çlirimit janë duke u mbajtur në hapësirat e Burgut në Hagë duke e mbrojtur pastërtinë e luftes së UÇK-së dhe komandantëve të saj, perballë Akuzave gënjeshtare dhe shantazheve të mëdha Ruso Serbe pranë  Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

– Në anën tjetër gjykatat dhe organet e sajë shoveniste dhe gjenocidale serbe kindapojnë Qytetarët e pafajshëm të Republikës së Kosovës nën akuza të njejta në burgjet e Serbisë.

– Në anën e  tjetër poashtu të errët, Serbia mbanë në humnerat eshtrat e trupave të  fëmijëve, grave, burrave të zhdukur shqiptarë tash e 25 vjet të mbuluara me mbeturina dhe zallina ku vetëm ata dijnë të lëndojnë e prekin prindërit, vëllëzërit dhe motrat në këso forma. 25 vite pa asnjë gjurmë, të cilët nuk po e shijojne çlirimin.

– Nuk ka Komandant i zonave të UÇK-së që nuk ka kaluar nga ato dhoma të paraburgimit deri në prezantimin e pafajsisë së tyre pranë gjykatave Ndërkombëtare të Drejtësise dhe që të gjithë arritën të zhbëjnë akuzat e rrejshme dhe të trilluara e të nxitura nga strukturat Serbo – Ruse.

– Sot e tre vite e gjysmë, pre e këtyre gënjeshtrave gjenden fytyrat më eminente politike të UÇK-së duke u ballafaquar me këto akuza nga e njejta fabrikë e trillimeve. Aty po prezantohet Pastërtia e Liderëve Politik dhe Ushtarak të UÇK-së  dhe mos të harrojmë se mbrojtja juridiuke e këtyre liderëve duhet ndihmuar në  vazhdimësi deri në përfundimin e Gjykimit dhe gjithnjë duke besuar në drejtësinë  Ndërkombëtare dhe duke mos prejudikuar e nxitur ndonjë formë tjetër të  pengimit të punës së tyre – sidomos ne terren, sepse vendimi i kësaj gjykate është  me rëndësi më të madhe se dënimi ndaj individve. Prandaj aty duhet të financohen advokatët me renome që janë të aftë ti kundërvihen akuzave të shumta dhe të  orkestruara nga akademitë e shkencave Serbo-ruse, nga shoqeritë e Avokatëve dhe Prokurorëve Serbo Rus. Pra, liderët Politiko Ushtarak kanë para vetës krijuëshmëri të fortë të genjeshtrave (Akademia e Shkencave Serbe) kanë postulat qe thekson se Krenaria e çdo serbi është gënjeshtra e mirë që dëmton në veçanti  shqiptarët) pra kemi të bëjmë me krenarinë kombëtare të tyre-gënjeshtrën.

-Unë isha në vizitë tek Liderët e UÇK-së, të cilët ishin krenarë që po prezantojnë pastertinë udhëheqëse të tërë, komandantëve dhe Ushtarëve të UÇK-së në Betejen përfundimtare!

Urova ditënë Çlirimit, biseduam shëndosh dhe me interes kombëtarë.

U frymëzova me qëndrimin e fortë që kishin, arritën të më japin kurajo që  ekonomia dhe zhvillimi i vendit, atje, është po aq i rëndësishëm sa edhe beteja jonë këtu.

– Ishin krenarë që po prezantojnë pastërtinë e liderëve dhe gjithnjë kishin theksin se shumë shok dhe bashkëluftëtarë kanëe dhënë edhe jetën për liri, e ne këtu qëndrojmë dhe së shpejti besojmë në Liri, siç edhe besojmë në Drejtësinë  ndërkombëtare.

– Ata liderë duhet mbështetur me të gjitha format e ndihmës juridike, Ekonomike, Politike që të përballojnë akuzat e fabrikuara Serbo –Ruse. Unë sigurisht që do hapi kuletën e mbështetjes.

– Urime Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentarë Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi Dita e Çlirimit. Urime qytetarë kjo ditë e Lavdishme.

Faleminderit AMERIKË, Faleminderit NATO, që na mundësuat të jetojmë dhe punojmë në Liri. Falemindrim të veçantë për Presidentin Rugova, Familjen Jashari, Familjen Haradinaj, heronjëve dhe dëshmorëve Lavdi qe me Gjakun e tyre e bënë Lirinë dhe Pavarësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Çmendi e çoroditur e opozitës në Shqipëri

Edhe sot për të satën herë, Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me të çmendurit …