leoni

Ismail Kadare

Ramiz TAFILAJ: Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e Kadaresë dhe suksesin që u la pas brezave që do të vijnë

Me dhimbjen më të thellë unë dhe bota po mësojmë sot për vdekjen e të  pavdekshmit tonë Ismail Kadare.  Edhe pse Ismail Kadare nuk do të jetë fizikisht mes  nesh, ai do të jetë gjithmonë i pavdekshëm për kombin dhe letërsinë tonë kombëtare.

Kur Shqipëria ishte në anën tjetër të gardhit të hekurt, Ismail Kadare na bëri krenarë  me romanet dhe librat e tij, të   përkthyer në shumë gjuhë botërore.

  Ne të gjithë miqtë e tij të ngushtë si dhe familja e tij dhe mbarë kombi  shqiptar sot ndjehemi shumë të lënduar emocionalisht.

Ndërsa kalojmë nëpër këto ditë shumë të errëta për këtë humbje të  jashtëzakonshme. Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e tij dhe suksesin që la pas  brezave që do të vijnë.

Si mik personal i Ismail Kadaresë dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Gazetës së Alpeve, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, të afërmëve dhe Kombit  Shqiptar!

 Qofshin të paharruara kujtimet dhe veprat e të madhit dhe të pavdekshëm,

Ismail Kadare!

Sinqerisht dhe me dhimbje të thellë,

 Ramiz TAFILAJ

Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”

Huoston-Teksas/SHBA, 1 korrik 2024

Kontrolloni gjithashtu

Gresa Jakup Krasniqi: Çlirimtarëve. nga gjoksi mund t ua hiqni kollaret me shqiponjë, por kurrë nga zemrat!

Gresa Jakup. Krasniqi, ka shkruar një artikull në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për babanë e …