Ramiz TAFILAJ: Takimi i Madh i Prishtinës, 2024

Këtë javë u mbajt “Takimi i Madh i Prishtinës”, nën organizimin  e “Gazeta e Alpeve”, në të cilin morën pjesë personalitete të  shumta të ardhur nga shtete të ndryshme të botës për të festuar  25-Vjetorin e Kosovës së Lirë. Përderisa ato personalitete  sjellnin një perspektivë të gjerë dhe analizë strategjike, grupi që  preku zemrën e të gjithëve ishin familjet e heronjëve e dëshmorëve, familjet e atyre që kishin ardhur për të vdekur për  Kosovën, për lirinë e popullit të saj. Këta heronjë e dëshmorë të  lirisë janë nga trojet shqiptare, nga Lugina e Preshevës,  Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Diasporës.  Kur Kosova i thirri, këta nuk hezituan që t’i përgjigjen  kushtrimit për liri. Prandaj është detyrë dhe privilegji ynë t’i nderojmë këta heronj e dëshmorë. Në mesin e shumë heronjve e  dëshmorëve, ne nderuam 86 prej tyre, të cilët mundëm që t’i  kontaktojmë familjet e tyre dhe t’i sjellim në këtë Takim  PanShqiptar-Ndërballkanik-EuroAtlantik.

 

Me fytyrat e tyre të zbehta dhe dhimbjen në shpirt, ata fituan

zemrat e pjesëmarrësve te këtij Takimi. Një nënë më tha: “Kjo

gjendje emocionale nuk është se më ka vdekur djali, ngase të

gjithë ishim të përgatitur për të vdekur. Por, jam e emocionuar se

pas 25 vitesh, për ne dhe gjakun e të birit tonë, të përkujdeset një

shqiptaro-amerikan, e jo qeveria e Kosovës”. Me lot në sy, kjo

nënë e përgëzoi “Gazetën e Alpeve”, Këshillin Kombëtar

Organizativ të Takimit, për organizimin dhe ndarjen e

mirënjohjes, siç shprehej ajo, e veçantë për familjen e saj.

 

Kur një vajzës së re (pasi që insistonte të dinte për organizatorët

e Takimit dhe nderimin e familjeve të heronjëve e dëshmorëve) i

tregova për veten time, për grupin e përkushtuar të patriotëve si:

Mentor Petrela, Besnik Mustafaj, Islam Lauka, Nazmi Jakurti,

Ramiz Lushaj…e përlotur më tha: “Unë, kurrë nuk e njoha

gjyshin tim, por sot e kuptova se vërtet është hero, ashtu sic më

thonin deri më sot”.

 

Njëjtë me preku në shpirt edhe i riu nga Maqedonia e Veriut, i

cili ndau momente kujtimi të luftës, kujtime për ata që kishin

ardhur për të luftuar për lirinë e Pavarësinë e Kosovës, duke

thënë: “Edhe unë jam Kosovë”!

 

Këtij Takimi ishte e pamundur që t’i ikën pa u nderuar emrat e

arkitektëve të Pavarësisë sonë, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali

Berisha.

 

Teksa shikoja sallën e “Takimit të Madh të Prishtinës, 2024” me

më shumë se 500 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ishin shumë

familje të heronjëve e dëshmorëve, nuk munda të mos e pyesja

veten, pse qeveritë tona nuk kanë bërë më shume për këto

familje  dëshmorësh, të cilat jetojnë jashtë kufijve politikë të

Kosovës. Përse duhet të bisedohet me Serbinë. Për mendimin

tim, ne nuk duhet të negociojmë fare me Serbinë.

 

Fjalimi i Dr. Enver Hasanit solli në dritë rrugën tonë përpara dhe

sa e vështirë është të ndërtosh një demokraci dhe të fitosh njohje

nga vendet e tjera botërore.

 

Në fjalën e Tij, ish Presidenti i fundit i Jugosllavisë, më vonë

President i një Kroacie demokratike, Stipe Mesiç, na tregoi të

gjithëve se, Serbia nuk është ajo që shohim dhe dëgjojmë, por

një shtet i vogël në Ballkan, që nxiti të gjitha luftërat.

 

Nuk mund të mos e përmendi Drejtoreshën Ekzekutive të

“Shoqata e Familjeve të  Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara

të  Amerikës”, Besa Tafilaj-Pinchotti, e cila i kishte hapur

punimet e këtij Takimi, ku foli për ndryshimet e mëdha që i ka

vërejtur, që nga ditët e okupimit e deri tash. Besa, jo pse është

vajza ime, por është edhe një ambasadore e devotshme e

Kosovës dhe e Shqipërisë, gjë që pres shumë nga angazhimet e

saj edhe në të ardhmen. Me fotografimet dhe përqafimet që

kishte me pjesëmarrësit e takimit, solli emocione gëzimi dhe

hareja në zemrat e të gjithëve, duke mos përjashtuar as veten

time. “Mezi prisja të marr pjesë në këtë takim madhështor, kur

kujtoja se djemtë dhe vajzat amerikane, kanë marrë pjesë në

lirinë e këtij vendi. Jam e lumtur kur dëgjoj për sakrificën dhe

kontributin e shtetit ku kam lindur, kontributin e Amerikës për

lirinë e Kosovës, kontribut i cili kurrë nuk do harrohet nga

populli shqiptar”, ishte shprehur Besa në fjalën e saj.

 

Unë, si Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, njëherit edhe

si Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ të Takimit, shpreh

falenderim të veçantë për  Kryeredaktorin e “Gazeta e Alpeve”,

Ramiz Lushaj dhe familjen e tij, për punën e palodhshme dhe

përkushtimin e madh në organizim të këtij Takimi që i bashkoi

shqiptarët e të gjitha trevave.

 

Mirënjohja ime e sinqertë shkon edhe për Naim Berisha, drejtor

i “Berisha Group” në Kosovë; për Milaim Abdullahu, drejtor i

“Santefarma” në Kosovë; për Avni Ponarin e “Sigal Uniqa

Group Austria” në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut; për

“Furra Qerimi 1” në Republikën e Kosovës; për mbështetjen e

tyre financiare në suksesin e arritur të këtij Takimi PanShqiptar-

NdërBallkanik-EuroAtlantik, të mbajtur në Prishtinë.

 

Faleminderit edhe për Ibrahim Bucaliu, drejtorin e “Emerald

Hotel”, për mikpritjen dhe mbështetjen financiare.

 

Në fund, veprimtaria jonë e rradhës tashmë është duke u

planifikuar dhe ne do të vazhdojmë të ngrejmë zërin e

shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mursel Sopi: 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Maji ju bashkoi Nga ana e anes Si zjarre si yje Ne gjirin e nenes …