Ramush Ahmetaj: Belle Resort po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit – Tourism & Sport Fair

Pronari i Belle Resort z,Ramush Ahmetaj, ka bërë të ditur se në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit është e pranishme me produktet e saja edhe Belle Resort. Ky resort ka prezentuar disa nga produktet vendore, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit – Tourism & Sport Fair, të organizuar në datat 27 dhe 28 Prill, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Gjatë këtij panairi, pjesëmarrësit po njihen nga afër me produktet dhe shërbimet që ofron ky resort, si një nga destinacionet më atraktive dhe premtuese të turizmit në Kosovë. Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë panair dhe të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth veprimtarisë sonë, si dhe të shkëmbejmë përvojat tona së bashku.

Ju mirëpresim, ka shkruar ndër të tjera z. Ramush Ahmetaj, pronari i Belle Resort

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …