Brickos

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Albin Kurti ka vënë në siklet edhe marinsat amerikanë që shërbejnë në veri të Kosovës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin,  Albin Kurti, pasi ai  ka prerë në besë  Amerikën në lidhje me vendimin për targat e makinave. Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën, pasi duket sikurse një skenar i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”. Albin Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit. Integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve. Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë Kurti me Shtete e Bashkuara të Amerikës u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, deklaroi më tej Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …