Kryeministri Haradinaj

Ramush Haradinaj i vetmi zyrtar dhe politikan i pas luftës në Kosovë që nuk po i nënshtrohet BE-së, OKB-së dhe Amerikës

Një ditë, Ramush Haradinaj me siguri se do të kujtohet për të arriturat apo dështimet e tij, por kurrë nuk do të harrohet për luftën pa kompromis kundër regjimit të Milosheviqit si komandant i Dukagjinit, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në vitet 1998-1999 dhe kundërshtimit që i ka bërë dhe po i bën Bashkimit Evropian, por në një segment edhe politikës aktuale amerikane lidhur me Kosovën.

Është hera e parë në historinë  20-vjeçare të Kosovës që një zyrtar i lartë i Qeverisë, nuk i nënshtrohet një urdhri, për të mos thënë ultimativ për tërheqjen e taksës 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës, Se sa do të mund ta shtyjë kundërshtimin, nuk është shumë me rëndësi por kundërshtimi i tij, në radhët të parë në interes të Kosovës, është i pari i këtij lloji  dhe i këtij niveli, që ka ndodhur në 20 vitet e fundit të Kosovë dhe 30 vitet e  fundit në Shqipëri.

Qëndrimi i prerë i Haradinajt, është tregues se politika që mbron interesin e kombit, gjen mbështetje në popull dhe kjo është garancia e çdo politikani të vendosur, pavarësisht pasojave, sepse në këtë rast, pasojat mund t’ i bartë vetë Haradinaj por Kosova megjithatë ka fituar tre muaj kundër Serbisë, edhe pse do të duhej të kishte fituar përgjithmonë kundër saj,  qysh prej 11 qershorit të vitit 1999 e sidomos prej 17 shkurtit të vitit 2008.

Dështimet e qeverisjes së tij nuk do t i shënojmë kësaj radhe, edhe pse ato janë evidente.

Pavarësisht dallimeve politike dhe mospajtimeve, qëndrimin e Ramush Haradinajt në raport me BE-në, OKB-në dhe me Amerikën (vetëm në një segment), duhet përkrahur unanimisht edhe me qëllim për t’ i treguar faktorit ndërkombëtar se nëse Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht nga më shumë se 110 shtete të botës, ka detyrë ta marrë në mbrojtje interesin e vet kombëtar dhe në këtë segment këtë po e bën si duhet. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …