Ramush Haradinaj: Mendoj se tani po lypet një frymë vizionare, çlirimtare, e cila do ta udhëheq vendin

Ramush Haradinaj: Mendoj se tani po lypet një frymë vizionare, çlirimtare, e cila do ta udhëheq vendin

Kandidati i AAK-së për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj, në tubimin zgjedhor të mbajtur  në Klinë, theksoi se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu siç jemi në pritje, por duhet të definohet çështja përfundimisht me Serbinë edhe në raport me ndërkombëtarët. “Na kemi thënë “Bac u kry” për çdo vjet, por kur po e analizojmë mirë po del se ende nuk është kryer. Edhe ne një ditë duhet të themi  u kry bac, sepse  nuk mund të rrimë gjithmonë pa e përfunduar statusin e vendit tonë. Haradinaj thotë se  ne duhet t ia do ia lehtësojmë  punët edhe Serbisë, sepse do t’ i bëjmë disa gjëra për Kosovën pa e pyetur Beogradin. Po ta kishim pyetur  Serbinë nuk do ta kishim Ushtrinë, as Trepçën  as sistemin e pavarur energjetik. Mendoj se  tani po lypet një  frymë frymë,  vizionare,  çlirimtare,  e cila do ta udhëheq vendin. Ai vizion na ndihmon  që një ditë të jemi  aleatë me NATO-n, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj, në tubimin zgjedhor të mbajtur sot në Klinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …