Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, në seancën e sotme parlamentare kërkoi sqarime nga kryeministri, Kurti lidhur me çështjen e dialogut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit të Kosovës , ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti rreth çështjes së dialogut ka folur edhe për atë që po quhet dokument franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ai ka thënë se, sipas tij, ky dokument nuk ekziston. Kryeministri nëse nuk e bën konsultimin, është kah del nga obligimet e veta. Ka diçka që është shumë me rëndësi, ajo çka i thuhet opinionit. Ai  duhet të jap sqarime në parlament, dhe jo duke e ndjekur gazetarët në traktor. Duhet t iu  tregojë qytetarëve çka janë këto dokumente, dhe të tregojë se  kështu qëndron puna. Sipas meje nuk ka dokument franko-gjerman dhe është loja e njohur e kuzhinave të caktuar. Ka vetëm një dokument, sipas meje, dhe ai dokument është amerikano – evropian, ka thënë mes tjerash Ramush  Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …