Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Pas 9 shkurtit, do të ndodhë kthesa e madhe edhe në politikën e jashtme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar ka ardhur koha që Kosova të bëjë një kontratë të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka futur Kosovë nën sanksione të Bashkimit Evropian.

 

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pas 9 shkurtit, datës së zgjedhjeve, Kosova nuk do të izolohet e sanksionohet, derisa tha se do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet.

Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme. E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve”, u shpreh Haradinaj.

Postimi i plotë :

Kurrë më Politikë të Jashtme për populizëm e vota të partisë në pushtet për “liderin suprem”
Ambasadat nuk do të jenë kurrë më degë e as pika të partive politike. Konsullatat nuk do të jenë zyra për votues partish në diasporë. Do t’i shkatërrojmë klubet, tashmë të krijuara partiake, në përfaqësi diplomatike.
Ato duhet:
– Ta shtyjnë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO;
– Ta organizojnë arsimin shqip në diasporë;
– T’i promovojnë vlerat kulturore, artistike e arsimore;
– Të tërheqin investime të huaja e të rrisin eksportin e mallrave të Kosovës;
– Ta rikthejnë vlerën e shtetit në politikën ndërkombëtare.
Misionet diplomatike të Kosovës në botë janë për të krijuar ura bashkëpunimi, jo për t’i shkatërruar ato e për t’u bërë servis i propagandës së partisë në pushtet.
Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme.
E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve.
Politika e Kosovës sot e nënkupton Kosovën direkt në NATO, duke e zbatuar menjëherë planin e veprimit për anëtarësim. Anëtarësim i cili do të na hapë horizonte të reja në politikën e jashtme, edhe për njohje të reja, edhe për ndërtimin e urave të miqësive të reja me vendet e botës.
Kosova kurrë më nuk do të sanksionohet e as izolohet. Kosova do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet.
Ambasada e Kosovës në SHBA do të rritet në mënyrë përmbajtësore, me diplomatë dhe bashkëpunëtorë, dhe do të shndërrohet në një mini-Kosovë në mes të Washingtonit. Do t’i rrisim misionet tona në New York, Londër, Paris, Berlin, Romë, Vjenë, Bern dhe kudo që ka nevojë. Kosova është shtet dhe do të sillet si shtet.
Bashkë me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe mekanizmat e tjerë të vendeve aleate dhe të Bashkimit Evropian, do të koordinohemi për anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare.
Me ne, pas 9 shkurtit, do të ndodhë Kthesa e Madhe edhe në politikën e jashtme.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …