Kadri Veseli

Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore, shkruan kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në internet  ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve, e jo për polemika e ndarje të panevojshme, siç ndodhi pas vizitës së fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd. Ai thotë se Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull sesi duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimit euroatlantik. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, për shkak se po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës, që Shqipëria të flasë dhe të përçojë zërin e Kosovës kudo, ku ne nuk kemi arritur ende të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonominë, jo për histori e romantizëm”, shkruan Veseli në profilin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …