Daka - Osmani

Raporti i Vëzhguesve të BE-së: Vendimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës, nuk ishte i bazuar në ligj

Raporti preliminar i vëzhguesve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit ndër të tjera flet edhe për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nga ana e kryetares aktuale, Vjosa Osmani. “Vendimi i presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka është marrë më 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për zgjedhje te përgjithshme”, është thënë në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, në këtë raport është theksuar se ky vendim nga shoqëria civile dhe partitë opozitare është parë kryekëput si vendim i motivuar politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …