Rasim Lajiq: Nëse taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet shumë shpejt, dëmi do të jetë i madh dhe i përhershëm

Rasim Lajiq: Nëse taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet shumë shpejt, dëmi do të jetë i madh dhe i përhershëm

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq ka thënë se nëse taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet, atëherë dëmi do të jetë shumë i madh, sepse vendin e atyre prodhimeve do ta zënë vendet tjera dhe nuk ka gjasa të rikthehet tregtia me shumë leverdi për Serbinë. Ai ka sqaruar me këtë rast se është e vështirë të parashikohet kur do të shfuqizohet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Është e qartë se autoritetet e Kosovës janë nën një presion të madh nga ekonomia e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare, por është e vështirë të parashikohet se kur do të shfuqizohet ajo. Lajiq ka bërë të ditur se dëmi i deritanishëm është 66.2 milionë euro por ka paralajmëruar se dëmi do të jetë edhe më i madh nëse taksa mbetet afatgjate. Sipas tij, është e rëndësishme që tatimi të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi më vonë heqja nuk do të ketë efekt ekonomik dhe të tjerët do të zënë tregun.

Ljajiq ka theksuar se ndryshimet dramatike janë regjistruar në dhjetor kur është krahasuar i njëjti muaj me vitin 2017 kur mallrat nga Serbia përbënin 15.7 për qind të importeve në Kosovë ndërsa një muaj më parë vetëm 1.7 për qind. “Në dhjetor të vitit 2017 hyrën mallra në vlerë të 46 milionë eurove ndërsa muajin që shkoi 5.7 milionë”, ka saktësuar, Ljajiq.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …