Zjarrfikesit

 Reagimi i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës

Ne reagimin e  Sindikatës së e Zjarrfikësve të Kosovës thuhet: Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.

Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur “Heronj”

Sindikata e zjarrfikësve është e indinjuar me diskriminimin, anashkalimin dhe përbuzjen qe ju bahet shpëtimtarëve te Kosovës, keni keqpërdor angazhimin, gatishmërinë, sakrificën përkushtimin për te shërbye qytetareve te vendit, asnjëherë nuk ju interesoi pozita e zjarrfikësve, problemet me te cilat  ballafaqohen zjarrfikësit, heshtet pa asnjë arsye te vetme, zjarrfikësit gjithnjë ne nivel te obligimeve dhe qe kanë sipas misionit te shenjt shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale, duke i pasë parasysh interesat e vendit pa kursyer asgjë nga vetja, as shëndetin e duke rrezikuar edhe vetveten per të mirën e shtetit.

Sot zjarrfikësit edhe një  here u zhgënjyen nga Qeveria, me nderjen e mjeteve për punëtoret e arsimit, mjete shtese ne pagë, veprim selektiv dhe diskriminues i pa pranueshëm, zjarrfikësit janë te përjashtuar nga pakoja emergjente, zjarrfikësit ballafaqohen me një mori probleme, pa kushte themelore per punë, pa status te zgjedhur,  zjarrfikësve nuk ju kompensohen as obligimet ligjore te cilat janë obligim i punëdhënësit sipas kontratës se punës, siç janë ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit, zjarrfikësit nuk kane përkujdesje institucionale, ne vend qe zjarrfikësit te shpërblehen per angazhimet e tyre ne situata te rrezikshme  dhe mjaft sfiduese, sot edhe një here institucionet e vendit dëshpëruan dhe vazhduan diskriminimin ndaj zjarrfikësve te Kosovës.

Zjarrfikësit e Kosovës nuk do te tolerojnë një diskriminim te paskrupullt dhe te pa pranueshëm, prandaj kërkojmë nga Kryeministri ne detyrë dhe ministritë përkatëse qe urgjentisht te analizojnë kërkesat e drejta te zjarrfikësve te cilat i kemi parashtrua dhe kemi kërkua plotësimin e tyre vite me radhe nga secila Qeveri dhe edhe Qeveria Hoti, por nuk u interesuan qe zjarrfikësve tu zgjedhën problemet e akumuluara me dekada.

Apelojmë qe urgjentisht te na pranoni ne takim ku do te diskutonim per kërkesat e zjarrfikësve dhe te analizoni gjendjen e krijuar dhe te veproni drejt sipas obligimeve ligjore qe keni dhe parimit te drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri me dt. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do te organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës, Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën per te realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj.

 

                              

Dt. 21.01.2021    Sindikata e Zjarrfikësve te Kosovës

Muharrem Beka, Kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje …