Reçica: Brenda dy viteve krijuam 27 mijë vende pune

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka bërë me dije se gjatë mandatit dyvjeçar qeverisës kanë arritur t’i krijojnë 27 mijë vende të reja punë. Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka theksuar se ky numër i të punësuarave është i përfshirë në mënyrë të rregullt. “Angazhimi ynë me përkushtim përgjatë këtyre dy viteve qeverisje, në rritjen e mundësive për punësim, ka krijuar mundësi të reja për rreth 27.000 punëkërkues në Kosovë, të cilët i kemi përfshirë në punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional”, ka shkruar Reçica. Pavarësisht kësaj, Reçica ka thënë se nuk janë të kënaqur me numrin e grave të punësuara gjatë këtij mandati qeverisë. “Duke mos qenë të kënaqur me pozitën e gruas në tregun e punës, prioritet kyç ka qenë dhënia e mundësive për gra. Mbi 6000 gra janë punësuar dhe përfshirë në masa aktive të tregut të punës përgjatë këtyre dy viteve dhe mbi 5000 gra janë përfshirë në aftësim profesional”, ka shkruar  ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …