leoni

Reçica: Migrimi legal për punësim në Gjermani, po shihet si zgjidhje afatshkurtër për papunësinë në Kosovë

Reçica: Migrimi legal për punësim në Gjermani, po shihet si zgjidhje afatshkurtër për papunësinë në Kosovë

Migrimi legal për punësim në vendet e Bashkimit Evropian, konkretisht në Gjermani, po shihet si zgjidhje afatshkurtër për papunësinë në Kosovë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, këtë e tha në një takim me përfaqësues të Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë, GIZ-DIMAK. “Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë për çka MPMS, së bashku me partnerët e saj siç është GIZ, po bënë përpjekje maksimale për zbutje të kësaj gjendje”, tha ministri Reçica. “Një zgjidhje afatshkurtër do të ishte angazhimi i të rinjve tanë për punë sezonale dhe përkohshme në vendet e BE-së. Fuqia punëtore e kualifikuar sipas standardeve të BE-së do të mund të nxiste investimet e huaja në Kosovë, sepse do të gjenin fuqi punëtore të kualifikuar dhe më të lirë se vendet e BE-së”. Nga ana tjetër, Nina Theis, Udhëheqëse e GIZ-DIMAK në nivel qendre në Gjermani, shprehi pajtimin e plotë që orientimi në karrierë i të rinjve është një çështje për të cilën duhet fokusuar në projektet e ardhshme në mes të GIZ dhe MPMS. Ajo tha se GIZ do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme për të mbështetur MPMS-në dhe Agjencinë e Punësimit sa i përket zbutjes së papunësisë, sidomos për dhënien e mundësisë për migrim legal për punësim të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Kosova plotëson kriteret për anëtarësim në Këshillin e Europës, hapi i ardhshëm duhet të jetë pranimi në NATO

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë deklarata të rëndësishme duke theksuar se Kosova plotëson …