Refik HASANI: Alfabeti dhe Pavarësia

Sivjet mbushet një shekull kur në qytetin Manastir u mbajt Kongresi për përpilimin e Alfabetit të shkronjave Shqipe, përvjetor i madh i Kombit tonë, kurse në anën tjetër po presim që Kosova të pranohet më në fund si subjektivitet ndërkombëtar, të njifet sovraniteti dhe integritete territorial i saj. Dy gjëra të ndryshme dhe me elemente të përbashkëta, një shekull në mes veti, jo vetëm figurativisht por edhe shumë më shumë, ndërlidhen në mes veti në shumë aspekte janë dy shtylla kryesore të konsilidimit të kombit Shqiptar.

Nëse sivjet do të njihet Kosova si shtet i pavarur atëher do të duhet edhe një kohë e gjatë për mësimin e alfabetit, për njohjen nga shumica e shteteve me peshë dhe relevancë në tërë botën. Alfabeti i rrugëtimit për pranimin , forcimin dhe zhvillimin e Kosovë së pavarur se si të jemi të organizuar ne mbrenda Kosovës me gjithë komunitetet e pastaj me Shqipërin dhe në tërësi ndërtimi i raporteve me fqinjët që kanë edhe popullatë Shqiptare si Maqedoninë, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi. Kosova është në fazën jo të shenjave, simboleve nga para Abetarja por tash jemi në orët e mësimit të Alfabetit së pari shkronja e parë, e dytë . . . , njohja veç e veç se përfundimisht nuk do të ketë njohje përmes Këshillit të Sigurimit, kurse bashkësia Europiane nuk e ka peshën e saj vetëm mbetët shteti i caktuar e njef pa patur të drejta të diktojë në shtetin tjetër për njohjen e Kosovës si shtet. Kështu hymë në fazën ku njifemi nga shumë shtete me ndikim dhe fillohet mësimi i Alfabetit për t’i ngjitur dhe bërë vargun e leximit, vetëm atëherë konsiderohet se kemi përvetsuar në tërësi Alfabetin, kjo nënkupton rrumbullaksimin e mësimit të abc-së në tërësi. 
Kjo do të jetë një nga sfidat që na presin por me automatizëm koha i parashtron edhe nevojat e veta. Nuk duhet ndejtur duarkryqë pa harruar për asnjë çast forcimin e këtij shteti, që kemi pritur edhe me dekada , zhvillimin dhe ndihmesat që presin nga ne, shqiptarët e Maqedonisë e Luginës së Preshëvës, Malit të zi se edhe ato ishin ,, aksionarë “ shprehur në gjuhën ekonomike që ndihmuan që Kosova të arrijë në këtë shkallë të pavarsimit . Obligimet do të shtohen dukshëm si shtet së pari kemi ndaj shteteve e mekanizmave ndërkomëtarë edhe aq më sfiduese do të jetë ndërtimi mbrenda vetë Kosovarëve , detyrë mbi detyrat është parashtrimi i objektiva tona, me ato gjithë Shqiptare edhe këtu do të jetë një mësim komleks me shtetin shqiptar. 
Çfarë lidhshmërie apo kuptime te ne Shqiptarët në mes veti kanë këto dy terme, përgjegjja është shumë e thjeshtë: Së pari ne duhet të mësojmë nga veprimet tona në të kaluarën, pavarsisht të kaluarën e largët, mesëm apo ate të afërme sepse do të na shërben për ndërtimin e të ardhmes më të mirë. Ne duhet të marrim mësime se si u arrit me aqë sakrifica që të mblidhen në një vendë gjithë njerëzit e ditur nga tërë krahinat dhe katër vilajetet tona. Një qindë vjetori i përpilimit të alfabeti tonë duhet shenohet me manifestime të ndryshme, në gjithë hapsirat ku flitet shqipja . Të mendohet edhe të ndahen çmime nga më të ndryshmet me rastin e këtij shenimi me aqë vlera të pallogaritshme. Objekti, ndërtesa ku u mbajt Kongresi i përpilimi të Alfabetit shqip të vizitohet nga gjithë ne duke filluar nga presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës , por edhe nga shkenctarë e akademikë eminentë të letrave shqipe për ta nderuar vendin dhe punën e bërë me aqë shumë vlera komëtare. Edhe këto veprime e ndihmojnë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë e punojnë. Si objektiv të vizitës të ksaj ndërtesa me vlera të posaçme duhet të jetë nga tërë Universitetet , studentë dhe studijues tonë dhe të huaj . Kështu do të tregohemi që vërtet jemi për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës sonë të shkruar. 
Dy gjëra edhe të ndryshme me karakter kur kanë edhe një shekull në mes veti, jo vetëm figurativisht por edhe shumë më shumë se kjo, ndërlidhen në mes veti në shumë fusha, në rendë të parë populli i jonë që prej atëher përpëlitemi , luftë pas lufte , sakrificë pas sakrifice , njëher tërë potenciali i jonë si kombë u përqendrua në formimin dhe forcimin e shtetit Shqiptarë . Pas shumë vonesash nuk përfshiu edhe të gjitha pjesët e saja nga ana ndërkombëtare ku mbetën edhe shumë pjesë duke përfshirë gati gjysmën e saj e nga pjesët më të mdha që mbetën jashtë mbeti Kosova e sotme. 
Alfabeti u përpilua por mbetën edhe shumë gjëra të tjera për më vonë se koha nuk premtonte ku mbetën ende dy dialekte përafërsisht me përdorim ku secila donte të shkrihej në tjetrin. Kaluan shumë vite dhe me fillim të viteve 70 u mblodhën tërë shkenctarët për ta unjisuar gjuhën dhe të jetë një si standarde dhe që në përdorim në tërë hapsira tona të jetë vetëm një gjuhë e shkruar . Në këtë vitë jo që presim por duhet Kosova të njihet si shtet dhe menjëhe të fillohet projekte tjera që na presin neve si kombë, zhvillimi ekonomik, kulturor e arsimor dhe në gjitha lëmit e jetës në afirmimin e vlerave tona në arenën ndërkombtëtare etj. Nëse i kalojmë këto dy qështje ashtu si kërkohet nga ne , pra mbajmë një manifestim qendror me rastin e një qindë vjetorit të përpilimit të Alfabetit tonë komëtare dhe shpallet Kosova shtet dhe fillon të njihet. 
Pas këtyre dy shenimeve pas katër vjete pra në vitin 2012 ku është edhe një qindë vjetori i shpalljes së Pavarsise së Shqipërisë kjo do të duhej të fillohet menjëher me pregaditjet më të mdha për ta shënuar këtë vitë të kthesave të kombit tonë. 
Pas Luftës së lavdishme që bëri Gjergjë Kastrioti Skënderbeu, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vjen me radhë Kongresi e përpilimt të Alfabetit Shqip në Manastir, shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë pashmangshëm hynë edhe dalja në skenë e UÇK-së dhe njohja e Pavarsisë së Kosovës. Kjo do të mbyllte një kaptinë të historisë sonë drejtë integrimeve evropiane, por së pari ne, si shqiptarë të jemi unikë, të parashtrojmë objektiva për t’ia arritur qëllimit që dëshirojmë si kombë. Sapo të njifet Kosova ndërkomëtarisht atëherë hapen perspektiva shumë të favorshmë për ne si komb, për të ecur drejtë zhvillimit të gjithanshëm. Por duhet ta kemi parasysh që çdo zhagitje e njohjes së pavarsisë së Kosovës është humbje e pa kompensueshme për Kosovën në shumë aspekte, e pasuar me pengesa të tjera në zhvillimin e gjithëmbarshëm Shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …