Renata Deskoska thotë se nuk ka kërkesë për ekstradimin e Tomor Morinës nga Maqedonia e Veriut në Serbi

Renata Deskoska thotë se nuk ka kërkesë për ekstradimin e Tomor Morinës nga Maqedonia e Veriut në Serbi

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, tha se deri dje në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka arritur kërkesa për ekstradim nga Serbia për Tomor Morinën nga burgjet e Maqedonisë së Veriut. Ajo ka bërë me dije se  kërkesa për ekstradim duhet të arrij deri tek Ministria e Drejtësisë më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deritanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, Ministria e Punëve të Brendshme të ndalon personin që ka dashur të kaloj kufirin më pas Gjykata vendos. “Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri tek Gjykata e cila do të vepron më tutje”, tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …