Brickos

Replikat e Kadri Veselit dhe Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës

Replikat e Kadri Veselit dhe Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës

I emëruari për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit  ka deklaruar  se koalicioni PAN është kundër institucioneve dhe kundër demokracisë. Ai ka ftuar Kadri Veselin që të del si kandidat për kryetar të Kuvendit të matet me votë, pasi janë më shumë se 90 deputetë të pranishëm.“Dilni e matuni”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se Kosova po humbë shumë si shkak i vonesës së krijimit të institucioneve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur nga koalicionin PAN për kryekuvendar, Kadri Veseli, pas një debati që pati me Albin Kurti, ka thënë se ditë e zezë do të jetë ajo ditë kur Lëvizja Vetëvendosje ta  marrë pushtetin. Ai i ka thënë Albin Kurti, se nëse ai merr pozitën e kryeministrit ‘Kosova do t’ia sheh sherrin dhe do ta kthejë Serbinë në Kosovë’. “E zeza e Kosovës do të mbeteni”, ka thënë Veseli duke iu drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …