Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Reshat Badallaj-Zhuriani, JU TREGON SE KUSH E VRAU REXHEP MALEN DHE NUHI BERISHEN

Perse nuk hapen DOSJET E KRIMIT se kush i vrau dhe si u vrane keta burra te kombit.Nuk mjafton vetem te pispillosen si rrospi,me kollare dhe te dalin e te flasin,ose te lexojn dy faqe letre dhe pastaj te thone:”A fola,mire,a lexova bukur? Jo,more,jo, se mjafte me pallavra sepse u ka dalur boja…!

*Thone se Armend Zemaj e paska marrë licencën për avokat, atëherë le të ngrejë padi penale ndaj meje po qe se konsideron se vetëm një fjalë nuk është e vërtetë.

*Kush bisedoi me Vllastimir Gjorgjeviqin

*Në cilat pozita ishin Isa Mustafa e Rrahman Morina kur u vranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha?

Pse heshtni, pse keni frikë, pse flisni nëpër kafene si rrospiat e Zemunit dhe nuk guxoni të flisni publikisht për të vërtetën. Perse nuk hapen Dosjet e krimit,sepse nuk guxoni se ndoshta “PADRONE”, ju ndal grazhdin ose nuk ja hedhe nje kocke per toke per ta gerzhyerw. Duhet zbardhur krimet nje nga nje se do t´iu denoj historia jonw kombetare.

Këto ditëve zagarët e qenit plak dhe terroristit botëror që kishte vrarë 570.000 persona, më së shumti shqiptarë, Josip Broz Titos, lehin pa pushuar si qentë pas hënës, kinse për zbulimin e vrasjeve të pasluftës. Familjarët që kërkojnë për zbardhjen e tyre është krejtësisht e kuptueshme. Të vrarët e pasluftës janë likuiduar si spiunë dhe tradhtarë të kombit, gjë që mbetet të zbardhet e vërteta.

Zor i madh është të zbulohen një nga një se janë të përzier SHIK-u dhe SIA. Për SHIK-un tashmë po dihet publikisht, por ata që nuk dinë për SIA-an është strukturë e dalë nga bishtat e ish-titistëve dhe disa gangsterë dhe ish-udbashë. Ishte me urdhër të Pjetër Rugovës. Të dyja këto struktura i kanë duart e përlyera deri në sqetulla me gjak. Ka të ngjarë se do të mundohen t´i humbin dosjet e krimit se për të dyja del gjizë. Tre personat kryesorë të SIA-s e kanë pasur të ndaluar të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri, nga frika se i ndjek dora e mallkimit dhe gishti i Avni Rrustemit…

Turp është rrena

Këto banda vrastare harrojnë një gjë: Kush i vrau shqiptarët para luftës? Sa trupa pa jetë të shqiptarëve janë humbur pa shenjë e pa dok nga dora e gjakësorëve të UDB-së serbe, ku mjerisht ekzekutorët ishin zagarët me dy këmbë shqipfolës. Nuk do flas kësaj radhe dhe të përplasem larg në histori, se si Baltion Umbaldo Stambolla vrau Luigj Gurakuqin, në Bari të Italisë, nuk do flas se si e vrau Ibrahim Çela në Selanik, Hasan Prishtinën, si u vra Isa Boletini me nipat e tij në Podgoricë, ose si u vra vigani Bajram Curri nga Kadri Mehmeti që mori 100.000 dinarë të asaj kohe nga Nikolla Pashiqi…

Por, domosdoshmërisht duhet zbuluar shumë atdhetarë që nisën vallen me kohë të lirisë, se si udbashët dëgjonin frymëmarrjen e tyre dhe i bien kambanave të mortit kundër kombit tonë. Ta zëmë, të zbulohet si u vranë: Fazli Grajcevci, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Mehë Uka, Zija Shemsiu, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Nuhi Berisha e Rexhep Mala dhe…

Turp është të shpifet, turp është të njollosen pa fakte, turp është rrena, por më turp shkuar turpit është të heshtet e vërteta qyqarë. Përse heshtët se sa shqiptarë janë sjellë të vdekur nga kazamatet serbosllave, se sa të rinj janë sjellë në arkivole të blinduar nga që quhej Armata Popullore Jugosllave. Në të vërtetë kjo ishte armata terroriste kundër shqiptarëve, nuk po flas për ata shqiptarë titista që ia jepnin edhe gratë e shtratit eprorëve ortodoks serbo-çetnikë për t’i shfryre epshet. Sa të poshtër janë që edhe sot kur u thua se keni qenë titistë nuk skuqen fare. Thonë qentë kështu:”Koha ka qenë kështu”. Merreni me mend se sa idiotë janë zagarët e pushtuesit! Po në çfarë kohe kanë jetuar ata shqiptarë që u burgosën, u vranë nëpër burgje dhe armatën terroriste? A dini ju se sa nëna shqiptare nuk kanë varr për të vajtuar me lot të dashurit e tyre!? Edhe këlyshët dhe langonjtë e Rrahmanzinjve nuk skuqen dhe bile këta bijë kurve jo vetëm që përmendin Kosovën, por edhe Shqipërinë, duke menduar se populli i ka harruar këta këlysh kurve. Jo, jo!

Jam i gatshëm për çdo gjë të përgjigjem moralisht dhe penalisht dhe jam shumë i hapur për kritikë që do të ishte mirë edhe për gazetën, lexuesit dhe në veçanti për zbardhjen e rasteve. Por, mos harroni se faktet mbesin dhe janë argumentet më të forta kundër gënjeshtrës…

Po fillojmë me vrasjen e atdhetarëve, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Këta trima u vranë më 11 e 12 janar të vitit 1984, në Prishtinë, nga dora vrastare e UDB-së serbe, zagarëve dhe langonjve të pushtuesit dhe Armatës Terroriste Jugosllave.

GRUPIT TERRORIST JUGOSLLAV I PRINTE TAHIR ZEMAJ

Tahir Zemaj ishte i lindur më 28. 12. 1952, në fshatin Strellc i Epërm i Komunës së Deçanit. Ushtarak me profesion. Ka kryer Akademinë Ushtarake (Drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i ushtrisë jugosllave në vende të ndryshme të Jugosllavisë, me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, caktohet me detyrë kryesore në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendrës së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë komandant i Njësisë Speciale të policisë jugosllave me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga Qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbe “Shigjeta e vdekjes”.Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të policisë të marrë pjesë në drejtimin e operacionit për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Prishtinë.

Në cilat pozita ishin ISA MUSTAFA E RRAHMAN MORINA KUR U VRANË REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA?

Në kohën kur janë rrethuar dhe janë likuiduar Rexhep Mala e Nuhi Berisha, 32 vjet më parë, nga Milicia e Kosovë e Metohisë, Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe i vendbanimeve Fushë-Kosovë, Kastriot dhe Artanë. Shefqet Jashari – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës. Ymer Pula – kryetar i KE të KSA të Kosovës, Kolë Shiroka – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës dhe kryetar i KK të KSA të Kosovës për një kohë të caktuar, Mehmet Maliq-Cikuli, sekretar i Punëve të Brendshme, Vesel Latifi kryetar i jurisprudencës, Nazmi Mustafa – kryetar i KE të KSA të Kosovës, pastaj në poste të caktuar kanë sunduar: Jusuf Zejnullahu, Jusuf Karakushi, Bajram Selani, Remzi Kolgeci, Azem Vllasi, Rrahman Morina e të tjerë.

Në vëzhgim e zbulim të vendit ku ishin strehuar heronjtë, përmes spiunëve të tyre  kanë marrë pjesë: Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi, Lutfi Ajazi, Jusuf Karakushi, e  të tjerë.(C.R.K.) Kjo ishte sa për fillim, përndryshe kemi faksimilin origjinal se si Tahir Zemaj dënohet në Prishtinë si kontrabandist me Daut Kadriovskin. Për Vllastimir Gjorgjeviqin flasim më vonë…

Kjo bandë antikombëtare ka dënuar shumë rëndë vrasjen e dy heronjve të kombit dhe “Nacionalizmin, shovinizmin, irredentizmin… shqiptar”. Dhe, për çudi të Zotit, kopili i Titos, Isa Mustafa, me pazare të klaneve mafioze të nëntokës, jorastësisht, është zgjedhur kryeministër i Kosovës, krejt me qëllim që pa telashe të bisedojë me kumbarët e vjetër serbo-çetnikë të Drazh Mihajlit, Vuqiçin,  Daçiqin dhe qarqet shoviniste sllavo-ortodokse serbe. Shiti tokën e Kosovës që na e la Zoti hise, solli Serbinë nëpër shumë komuna të Kosovës…

Dhe, krejt në fund, i bëj thirrje publike Armend Zemajt, deputetit, për polemikë dhe t´i tregoj fije për pe se kush ishte Tahir Zemaj, që edhe pse e ka të konakut nuk e njeh. Jo, jo nuk e njeh. Përndryshe, në qoftë se je burrë, dil në pazar t´i lidhim kijet publikisht, vetëm kujdes se të derdhet mielli dhe nuk guxon kurrë të dalësh në qytet e katund…

Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këtë shkrim mbaj përgjegjësi të plotë penale e morale.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …