leoni

Reshat Gashi: Kosova, sfidë për të gjithë

Nisur nga fakti se Kosova gjendet para një zhvillimeve dinamike të përfundimit të procesit të saj politik, të përcaktimit të statusit dhe shkëputjen e saj definitive nga Serbia, është nje sfidë që në vete ngërthen një mori sakrificash dhe koncesionesh te mundshme, në mënyrë që të fitohet simpatia e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Unionit Evropian, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri te zgjidhja e qëndrueshme dhe e përkrahur nga këta faktorë. 
Këtë proces e bën edhe më të vështirë fakti, po ta kemi parasysh sistemin zgjedhor, të imponuar nga OSBE ja, një votues për dhjetë kandidatë, sistem ky mjaft i kokëlavitur dhe shumë sfidues për të gjitha subjektet politike. Futja në garë e një numri të caktuar kundër shumicës, brenda vet subjektit, domosdo që do te sjellë pasoja, të cilat do të qojnë deri te plasaritjet dhe fraksionet e mundshme, madje deri në shpërbërjen e disa prej këtyre subjekteve. 
Fituesi i zgjedhjeve, përveç vështirësive qe do të ketë në ndërtimin dhe konsolidimin e qeverisë së re, sfidë të veçantë për fituesin do të paraqet edhe rezultati i bisedimeve dy-vjeçare për statusin e së ardhmes së vendit, kur dihet se të gjithë indikatorët japin të kuptosh se nga këto bisedime nuk do të dal asnjë farë suksesi, e sipas të gjitha gjasave, nuk del gjë as nga plani i shumë përfolur i z. Ahtisari, plani i cili është arkivuar në sirtarët e enciklopedisë historiko-politike, si një nismë e pa përfunduar.
Andaj pala shqiptare, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z.Thaçi do të jetë i shtrënguar që të bart barrën më të rëndë të kombit në kohën e fundit, që ka të bëjë me koncesionet e imponuara nga bashkësia ndërkombëtare në favor të serbëve. Ai me dorën e vet do të nënshkruajë statusin e arritur politiko-juridik te determinimit te formës së kësaj pjese të Shqipërisë etnike, të cilën në aspektin gjeografik jemi mësuar ta quajmë Kosovë. 
Kosova, populli i saj shumicë, asnjëherë nuk është identifikuar me tjetër identitet për veç me identitetin e vet shqiptar dhe vetë Shqipërinë si shtet, me të cilin duhet të bashkohen të gjitha viset e okupuara shumë kohë më parë nga Serbia dhe nga disa shtete fqinje. Edhe Shqipëria, Kosovën gjithnjë e ka konsideruar si krahinë të aneksuar nga Sërbia, pa vullnetin e saj. 
Përpjekjet për të krijuar identitetin e ri kombëtar do të pasohen me shumë rreziqe për kombin dhe përfundimisht do të zhbëjnë këtë pjesë të kombit. Këtu qëndron edhe defekti i lëvizjes politike gjatë dy dekadave të fundit në artikulimin e kërkesave të drejta, që shqiptarët të kenë të drejtën për vetëvendosje, që në fakt nuk i përngjan asaj, por populli i Kosovës është i shtrënguar që për kundër vullnetit, të dakordohet me copëtim apo me mos realizimin e së drejtës për të jetuar si tërësi kombëtare, e drejtë kjo e garantuar për të gjithë popujt e botës. 
I gjithë ky proces nuk do të zhvillohet pa refleksione negative nga ana e serbëve, të cilët nuk janë aspak indiferent karshi këtyre proceseve, sepse nuk është edhe aq e lehtë të hiqet dorë nga kolonitë shekullore. Ata do të përpiqen që në çdo mënyrë të destabilizojnë qetësinë e fituar me shumë sakrifica nga shqiptarët, duke u përpjekur që të shpëtohet ajo që mundet të shpëtohet, nga ajo që tashmë po binden se po humbet.
Kjo situatë e krijuar do të mund të shkaktojë edhe dhunë, sepse serbët gjatë dy dekadave të kaluara aq shumë janë kriminalizuar sa që nuk është e vështirë të manipulohen për një valë të re të dhunës. Kjo do të ishte sfida më e rëndë edhe për vetë paqeruajtësit, të cilët edhe e kanë mandatin e ruajtjes së qetësisë dhe garantimin e kufijve

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …