Rexhep Qosja

Rexhep Qosja: Ramushi ka dy sfida: Demarkacionin e AKS-në, mund të humb prestigjin ose qeverinë, do të doja që ta humbiste të dytën

Në një intervistë për gazetën “Dita”, dr. Profesor Rexhhep Qosja ka deklaruar se në asnjë rast nuk është i pa përkushtim politik e shoqëror ndaj Ramush Haradinajt. Kam shkruar e botuar dy reagime për të derisa ishte ndaluar prej Gjykatës në Francë.  Ramush Haradinajt dhe familjes së tij u takoi të durojnë shumë dhembje gjatë luftës dhe shumë padrejtësi e shumë dhembje edhe pas Luftës. Por, unë nuk e quaj veten të palumtur jo pse Ramush Haradinaj u bë kryeministër, por pse u bë kryeministër i kësaj Qeverie pas tre muajsh zvarritjesh të koalicioneve për krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë dhe pse u bë si u bë. Ramush Haradinajt në të vërtetë ia lanë prushin në duar ata që do të duhej të mbeteshin në opozitë më gjatë – LDK-ja dhe PDK-ja. Them kështu për arsye se mendoj se Ramush Haradinaj, si figurë e autoritetshme jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në Kosovë në përgjithësi, pashmangshëm ka para vetes dy sfida të rënda për vendosje: përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Dhe këto dy sfida mund të bëhen arsyeja që Ramush Haradinaj të humbë prestigjin politik ose të humb qeverinë. Për hir të tij do të doja ta humbte të dytën, jo të parën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …