Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Rexhep Selimi shprehet kundër çfarëdo bashkëpunimi me Listën Serbe sa i përket bashkëqeverisjes

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke komentuar rezultatin zgjedhor ku kjo parti doli e para, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshimin dhe kanë besuar në Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se ky besim i qytetarëve ka ardhur për dy arsye, e para sepse i kanë besuar projektit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e dyta keqqeverisja në vazhdimësi nga të gjitha qeveritë e deritashme. Por, pavarësisht që dolën të parët në garën për qeverinë e re, partia e tij ka fituar me rezultat të ngushtë e pasuar nga LDK-ja me rreth 5 mijë vota dallim në rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe për këtë do t’i duhet një partner për të qeverisur me vendin. Selimi ka potencuar se me LDK-në asnjëherë nuk i kanë ndërprerë bisedimet për bashkëqeverisje kurse është shprehur  i kundër çfarëdo bashkëpunimi me Listën Serbe sa i përket bashkëqeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …