Teuta Haxhiu: Situata e re politike në vend thekson se Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për kryetar të vendit

Teuta Haxhiu thotë se AAK-ja më mirë është të qëndrojë në opozitë sesa të jetë pjesë e qeverisë “Kurti”

Gjatë ditës së sotme do të bëhet e qartë nëse Vetëvendosje dhe LDK-ja do t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre për të bashkëpunuar në qeverisjen e ardhshme. Pas takimit të sotëm mes dy palëve do të mësohet nëse do të ketë marrëveshje paszgjedhore LVV – LDK. Nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se AAK-ja më mirë është të qëndrojë në opozitë sesa të jetë pjesë e qeverisë “Kurti”. Sipas saj, Aleanca assesi nuk duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Haxhiu po ashtu ka komentuar edhe rezultatin që mori partia e saj në zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo tha se AAK-ja duhet të mblidhet dhe ta shohë problemin se përse ka marrë këtë rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …