Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së, të bëjnë tash një tribunal kundër Serbisë?

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se PDK-ja  dhe aleatët e saj janë ngritur duke e harruar luftën, ndërsa, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit. Ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së, të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta.   Po ashtu, ata që sot janë të gatshëm për kompromise në negociata me Serbinë nuk e kane seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit serb. Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe. Këto fjali “patriotike” e “emocionuese” të deputetëve të mazhorancës që i dëgjojmë në Kuvend, do të donim t’i kishim dëgjuar  edhe atë ditë kur ne kundërshtonim Gjykatën Speciale, ndërsa  ata e votuan, ka thënë mes tjerash deputeti, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …