Grenell

Riçard Grenell mund të jetë pjesë e rëndësishme e politikave të ardhshme amerikane, në Ballkan, nëse fiton zgjedhjet, Donald Trump

Në një takim  të mbajtur, në Vjenë, Riçard Grenell, ish-dërguar special  i z. Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish-drejtor i Inteligjencës, prezantoi vizionet e tij për politikën e ardhshme amerikane, duke tërhequr vëmendjen e të djathtës revizioniste në Ballkan. Sipas gazetës austriake ‘Der Standard’, e djathta radikale në rajon, përfshirë presidentin ekstremist të Republika Serbe, Milorad Dodik, kishte interes të madh për këto diskutime. Grenell, i cili mund të bëhet Sekretar i Shtetit në një mandat të ardhshëm të administratës se  Donald Trumpit, është aktualisht i angazhuar në projekte të rëndësishme në Ballkan, duke përfshirë transformimin e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, në Beograd, në një kompleks luksoz. Ky zhvillim është i lidhur me lobimin e Serbisë në Uashington dhe përpjekjet për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane përmes marrëveshjeve të pasurive të paluajtshme dhe lidhjeve politike. Ekspertët në Evropën Juglindore shprehin shqetësime për ndikimin që një administratë e dytë i z, Trump mund të ketë në rajon, duke përfshirë mundësinë e rishikimit të kufijve dhe ndarjen e Kosovës, një çështje që ka shkaktuar kundërshtime në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …