Grenell

Richard Grenell: Amerika e ka kuptuar se Albin Kurti është i padobishëm në dialog

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi në administratën e Donald Trumpit,   z. Richard Grenell,  ka kritikuar BE-në se po dështon në dialogun e  Brukselit. Ai thotë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështon, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me evropianët dhe, ndërsa BE-ja ka më shumë fjalë se vepra. Në një intervistë për televizionin serb RTS, Grenelli tha se Albin Kurti i hedh poshtë të gjitha idetë dhe se nuk i bën dobi. Mendoj se ne e dimë që Kurti thjesht nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe ai është dikush që nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata ‘Biden’ duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk po i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Sipas Grenellit, Kurti ka refuzuar edhe idetë e ish-presidentëve të SHBA-së, Bill Clinton e Barack Obama, ndërsa thotë se Amerika e ka kuptuar se është i padobishëm në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …