Shkëlzen Sopjani: Amerika nuk ka mundur të ketë më shumë të dhëna për veriun, sesa ka AKI-ja

Shkëlzen Sopjani: Amerika nuk ka mundur të ketë më shumë të dhëna për veriun, sesa ka AKI-ja

Ish-inspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë,  Shkëlzen Sopjani, ka folur për  deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Jeff Hovenier, e kishte informuar për diçka që ai nuk kishte qenë në dijeni. Kjo deklaratë e tij  është e çuditshme, thorë Sopjani. Ai nuk beson se ka mundur të ketë diçka shtesë në informacion ma shumë sesa që i ka dhënë AKI-ja, Albin  Kurtit.  Se Amerika është e fortë e ne kemi ditur këtë punë shumë më herët, por tani është mirë që edhe Qeveria e Kosovës është duke e ditur, sepse një herë këta të fundit ia filluan me Bashkimin Evropian edhe i lanë anash Amerikën. Por, tani përsëri janë rikthyer nga Amerika. Edhe në fund iu dashtë një takim me ambasadorin për të marrë një vendim, që është dashur të merret më herët”, ka deklaruar Sopjani. Më tej, ai ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit nuk ka qenë aspak e mirë, pasi sipas tij, kjo demotivon zyrtarët e sigurisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …