Rifat Jashari

Rifat Shaban Jashari: Krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kemi pritur me vite të tëra

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e ka pritur me vite të tëra. Për këtë ditë, sipas tij më meritorët janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. “Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …