leoni

Rikard Larja: Në kohën e Enverit ka pasur probleme, por kemi jetuar shumë mirë

Rikard Larja: Në kohën e Enverit ka pasur probleme, por kemi jetuar shumë mirë

Aktori dhe regjisori mirënjohur shqiptar, Rikard Ljarja në një intervistë për “Mapo” ka thënë”: Unë në diktaturë ia kam kaluar shumë mirë, sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasur probleme, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura”, thotë Ljarja. Kur është pyetur se çfarë e shqetëson sot, aktori Rikard Ljarja thotë: “Shqipëria s’ka mundësi. Mua më vjen keq për të rinjtë e talentuar, të jashtëzakonshëm që nuk kanë mundësi të zhvillohen, por iu ikin ditët me gjëra të vogla. Po vrasin veten çdo ditë djem të rinj. Pse e vrasin veten? Çfarë halli kanë? Ka gra që i dhunojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse i dhunojnë? A dhunohet gruaja? Kjo është absurde. Ka perversitete brenda familjes, llahtarina. Ndoshta kanë qenë edhe më përpara. Nuk kemi ditur gjë. Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon, sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”, shprehet ai teksa bën krahasimin edhe me të kaluarën e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …