Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator, në nivel vendi. Kryesia e Rinisë Demokratike dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse. Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kjo është vetëm një nga aktivitetet që Rinia Demokratike po zhvillon në shërbim të komunitetit. “Ne edhe në javët dhe muajt e kaluar, në vazhdimësi kemi organizuar aktivitete të ndryshme në përmirësimin e ambientit në vend, edhe në këtë nismë nacionale, do t’i bashkohemi”, thotë Bislimi. Do të jenë rreth 400 të rinj nga degët e RDK-së që do të angazhohen në këtë aksion. Bislimi tha se edhe pas këtij aksioni, RDK ka në plan aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës me qëllim të sensibilizimit për shumë çështje dhe ndryshimit të ambientit në të mirë të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …