Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Fatmir Limaj me ambasadoren e Finlandës kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë. “E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Krasniqi: Kurti kishte thënë se kandidati i PDK-së “e meriton me vra”

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka bërë një pretendim …