Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina kanë bashkëbiseduar me të rinjët rahovecian. Kryetari Latifi i cili gjithashtu ështv kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka deklaruar se në takim me rini ndjeva një forcë dhe entuziazëm që më dha besim se e tashmja dhe e ardhmja janë në duar të sigurta. Sipas kryetarit Latifi, angazhimi i rinisë është burim i fuqisë që do të sjellë ndryshime të mëdha dhe nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh të rinjtë që marrin drejtimin për Kosovën Fituese.
