Riorganizimi i Degës së PDK-së në Gjilan do të sjell fitore dhe zhvillim për Anamoravën

Riorganizimi i Degës së PDK-së në Gjilan do të sjell fitore dhe zhvillim për Anamoravën

Në vazhdën e takimeve me qëllim të reformave dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm nëpër degë, me vendim të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, po vazhdon puna dhe riorganizimi i strukturave udhëheqëse për të sjell vizion të ri dhe fitore të reja për qytetarët e Kosovës.  Komisioni i Kryesisë Qendrore të PDK-së, përgjegjës për Riorganizimin e Degës së PDK-së në Gjilan, ka takuar sot anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan, ku kanë diskutuar për nevojën për reformim të kësaj dege, për fuqizimin e saj dhe krijimin e vizionit fitues për qytetarët e komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e ardhshme.  Me riorganizimin e Degës së PDK-së në Gjilan, priten rezultate të cilat do të jenë në pajtim me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, me prioritete për pushtetin lokal, duke mos u shmangur nga sfidat dhe përgjegjësitë para elektoratit tradicional dhe elektoratit të ri i cili pret punë e përkushtim për përmirësimin e cilësisë së jetës. Pas këtyre reformave në Degën e Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës me punën dhe përkushtimin e saj, si përfaqësuese e interesit të mirëfilltë qytetar, do të jetë pa dyshim fituese, sepse, ka dëshmuar kohezionin qytetar e institucional në promovimin e vlerave politike, qytetare e shtetërore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …