Brickos

RKL: Abazët e Vetëvendosjes paralajmërojnë termet, në rast të largimit të kryeministrit Albin Kurti nga posti

RKL: Abazët e Vetëvendosjes paralajmërojnë termet, në rast të largimit të kryeministrit Albin Kurti nga posti

Kryetrimi i tallavasë politike të Vetëvendosjes në Tiranë, i quajturi Bioken Abazi dhe  sivëllami i tij në Kosovë, sy skuquri, Haki Abazi, kanë  deklaruar se nëse Albin Kurtiti i hiqet posti  i kryeministrit, qoftë edhe i shkarkuar sikur është tani, krejt bota  shqiptare do të ngrihet në protesta.  “Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politike”, ka shkruar, Boiken Abazi.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Pavarësisht pandemisë protestat do të zhvillohen kudo në trojet shqiptare, sepse mjekët, profesionistë të Vetëvendosjes  në krye me ministrin e Shëndetësisë,  paskanë vërtetuar se anëtarët e Vetëvendosjes nuk i rrezikon coronaviruasi, për shkak se ata janë të rinj, por edhe për shkak se janë shumë të rezistueshëm  dhe të kalitur nëpër beteja në rrugët e Prishtinës, sidomos në sulme kundër objekteve qeveritare.

Protesta  nga distanca, sipas shembullit të Izraelit  ka paralajmëruar edhe një zyrtar i lartë i vetëvendosjes, i rrahur kohë më parë nga një grup romësh, pasi i kishte fyer mbi baza etnike. Edhe trima të tjerë të çartur të Vetëvendosjes, tani që iu kanë kaprrisur pushtetit, zyrtarisht  të shkarkuar, por në detyrë,  dhe duke i gëzuar favoret e fitimet e para që sjellë pushteti, më lehtë e japin kokën se pozitën, cilado qoftë ajo.

Thirrja, apo paralajmërimi për protesta në kohën e pandemisë që ka përfshirë tërë botën tregon më së miri gjendjen e rënduar e të degraduar shpirtërore të individëve të caktuar, të cilët të indoktrinuar me fanatizëm ekstrem, janë në gjendje të përmbysin gjithçka, për të mos e lëshuar pushtetin, që e kanë marrë nga populli, qoftë edhe duke e rrezikuar, vetë popullin.

Po cili është ai popull që do t’ iu shkonte pas mendjeve të tilla të çartallisura, të agraisura  e të terratisura, në këtë kohë të pandemisë?

Si mund të komentohet ndryshe kjo gjendje morbide e kësaj kategorie njerëzish, që mendojnë se pushteti fitohet dhe mbahet me dhunë, gjithnjë në emër të demokracisë dhe të fitores,  me një votë më shumë, apo me një deputet më shumë!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …