RKL

RKL: Askush nuk ka të drejtë të mbrojë puçistët në Turqi në emër të gazetarëve të Kosovës

Thirrja publike e jugo-gazetarit, Berat Buzhala, drejtuar shqiptarëve në Turqi,  për t’u radhitur në përpjekjet për grusht shtet, ka trazuar egot e sëmura të  disa gazetarëve të tjerë, të cilët kanë përkrahur Buzhalën, por në emër të gazetarëve të Kosovës. Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të flasë në emër  të “armatës së gazetarëve” aq më pak ai që quhet “Asociacion i Gazetarëve Profesionistë”, të cilin e përbëjnë një staf gazetarësh me prejardhje jugo-ideologjike, me qëndrim përbuzës kundër vlerave të luftës së UÇK-së. Gazetarët në Kosovë dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të reagojnë vetë. Deri tani në mbështetje të horr gazetarit, Buzhala janë rreshtuar Grupi Koha, Arbana Xharra, Zekirja Shabani e ndonjë tjetër.  Ka ikur përgjithmonë koha kur gazetarët duhet ta pyesin “Komitetin” për të marrë qëndrim. Bijtë e bijat e udhëheqësve të “komiteteve”, të ambasadorëve të Titos, të inspektorëve të UDB-së, të shërbimeve sekrete serbe nuk e përfaqësojnë gazetarinë liridashëse të Kosovës, të paktën nuk i përfaqësojnë  ata gazetarë që me pushkë e penë kanë luftuar për çlirimin e vendit, derisa këtyre përkrahësve të puçeve, iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e atdheut të përgjakur e të përflakur në luftë për çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …