Albin Kurti

RKL: Eklekticizmi i Albin Kurtit dhe anekdota e famshme e Nastradinit

Se cili ka qenë Albini i kohës  së opozitës dhe cili është tani, në pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, nuk ka çka komentohet më tej, sepse kjo është krejtësisht e qartë, meqë Albini i tanishëm ka ndërruar tërësisht ngjyrat e së kaluarës së tij. Nuk është më Albini revolucionar, nuk është as i majtë, madje as i qendrës së majtë, por  i djathtë i papërcaktuar.

Të gjitha deklaratat e tij, e tërë kauza e tij, tërë angazhimi i tij dhe i atyre që e kanë përkrahur dhe e përkrahin, tani në kushte dhe rrethana kur është veshur me pushtet, kanë ndërruar në mënyrë radikale, edhe pse ai nuk pajtohet të ketë ndërruar fare, por me një retorikë tashmë bajate përsërit refrenet, të cilave nuk iu beson askush, por as vetë, Albini.

Albini është një orator, që e lakon mirë fjalën në të gjitha rasat e gramatikës politike, prej emërores deri te rrjedhorja. Nga një opozitar me parime fiktive, revolucionare, për më shumë se 15 vjet, ai për dy vjet të qeverisjes është kthyer në një politikan realist pragmatik, eklektik të llojit të vet, një politikan i gjindshëm dhe i adaptueshëm në çdo rrethanë, në çdo situatë. Atij i ka mbetur retorika, fjalët, deklaratat e njëpasnjëshme, mohimet e pohimet në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas situatave, gjithnjë në përpjekje për të qëndruar në pushtet, edhe pse kanë filluar t i dridhen këmbët.

E di  mirë Albini se do të bëhet Asociacioni, por me rëndësi është të ketë një emër tjetër, në mënyrë që të duket se po i mbanë fjalët e premtimet.

E di ai fare mirë kuptimin e fjalës “menaxhim”, por mjaftohet me formën e saj, jo me brendinë. Tekefundit forma është reklama së cilës ai i përmbahet, për të qëndruar në pozitë dhe për të bërë përpjekje të tregohet se nuk i ka ndërruar bindjet, as premtimet. Me rëndësi është të mos e pranojë vetë me gojën e tij, se çka thotë mëhalla, nuk i intereson fare.

Kjo më kujton atë anekdotën e Nastradinit, të cilit fqinji i tij ia kishte kërkuar gomarin për një shërbim. Nastradini, i cili donte ta kursente  gomarin, i kishte thënë se atë nuk e kishte në oborr. Ndërkohë gomari kishte pallur dhe fqinji i kishte thënë se nuk pati nevojë të gënjente,  thjesht mund të thoshte se nuk po ta jap.  I zënë keq në gënjeshtrën  e tij, Nastradini fqinjit  iu kishte drejtuar me fjalët. – Kush je ti që më shumë i beson palljes  së gomarit se sa fjalëve të një myslimani, sikur jam unë.

Asociacionin po e pëllet me të madhe, jo vetëm BE-ja, por po aq,  e ndoshta edhe më shumë aleati ynë më i çmuar, Amerika, andaj fjalët e Albinit parimor, sado të pëlqyeshme, sado të zgjedhura zbehen dhe madje e humbin edhe kuptimin, sepse e vërteta po duket sheshit. Serbët e Kosovës, nuk kanë asnjë arsye të mos e përkrahin Asociacionin, autonominë vetë menaxhimin, madje këto e përkrah edhe Nenad Rashiqi, ministri i Albinit, njëri për zyrtarëve serbë më të ekuibiruar.

Albini shtiret sikur nuk i dëgjon “palljet” nuk merret me ato çka i kishte thënë dhe çka kishte premtuar, sepse e ka varrosur atë të kaluar. Ajo që dikur ishte kauzë dhe bashkë me pazaret politike,  e bënë kryeministër. Kjo është me rëndësi. Dhe këtë e ka  arritur tashmë. Tani është kapur fortë pas fjalëve, duke e pasuruar retorikën, duke treguar zhdërvjelltësi akrobatike, me qëllim që të qëndrojë aq sa mundet, edhe pse froni po dridhet, sepse “gënjeshtra ecën shpejt, por nuk e bën të gjatë”.

Është e vërtetë dhe nuk e mohon askush se Albin Kurti e Vetëvendosja kanë pasur qëndrim kategorik kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje edhe kanë zhvilluar protesta e aksione,  duke sulmuar Kuvendin e Qeverinë, nga brenda me gaz lotsjellës, nga jashtë me molotovë e zjarre. Por është edhe super e vërteta, se Kurti me partizanët e tij kishin premtuar  kauzën e fuqishme, se po ta marrin qeverisjen e vendit, kurrë nuk do të lejojnë themelimin e Asociacionit. Këtë e dinë të gjithë e më së miri e di Albini dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës që i kanë besuar premtimeve e kauzave të tij.

Sot ai ndodhet në pozitën e Hamletit, – të jesh apo mos të jesh. Të gëlltitësh fjalët e të thuash se kështu e  kanë nënshkruar dhe e kanë vendosur Hashim Thaçi e Isa Mustafa dhe nuk “kemi çka bojmë” është, puna më e lehtë por jo e tëra, sepse nëse është burrë i fjalës,  sikur pretendon dhe sikur  paraqitet për opinion,  duhet të pranojë burrërisht se ka gënjyer, vetëm për ta marrë qeverisjen e vendit.

I ndodhur në këtë pozitë me siklet të veçantë, Albini po mundohet të kalkulojë dhe të vë në shërbim të gjitha makinacionet, por të gjitha do të shkojnë huq, sepse  laku po i ngushtohet, sepse  as makinacionet më të zhdërvjellëta, nuk bëjnë dobi.

Dikur kishte premtuar reciprocitet me Serbinë, jo vetëm në tregti por në të gjitha fushat. Tani po ndodh reciprociteti me bisedime, me arritje të marrëveshjes me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, madje me një zell të tepruar, për ta nënshkruar sa më parë marrëveshjen për planin evropian, plan-propozimi më i keq nga të gjithë të mëparshmit.

Albini kishte thënë se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që nuk e ka në qenrë, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Tani e ka pranuar planin evropian, i cili nuk ka  njohje dhe këtë e thonë madje vetë hartuesit e sponzoruesit e planit, por Albini thotë me bindje të plotë  se plani e nënkupton njohjen. Beson apo nuk beson në të vërtetë, kjo mbetet enigma e tij.

Albin Kurti tani e ka kuptuar fuqinë e tij politike, e ka kuptuar pozitën, në të cilën kishin ndodhur, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në vitet 2013-2015, kur ishte arritur marrëveshja për Asociacionin, në një presion po kaq të fortë nga BE-ja, vazhdimisht e mbështetur nga Amerika.

Kryeneçësia dhe egoja e tij nuk e lë që të jetë realist dhe të pranojë hapur se nuk po arrin të jetë më i fortë në presione nga ndërkombëtarët, sesa të tjerët para tij, sepse ata i kishte shpallur tradhtarë, hajna, politikanë të korruptuar, të shitur e çka jo. Kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk i thërret arsyes së tij, tani kur e ka parë dhe është bindur se pretendimet dhe  imagjinata për të qenë i fortë, i dijshëm, më i miri dhe më trimi e më i guximshmi  nga të gjithë, janë vetëm dëshira, në disa raste edhe iluzione, por jo më shumë.

Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij e presin edhe shumë e shumë sfida, me që cilat do të përballet si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Fakti, se ai është dorëzuar definitivisht  para faktorit vendimmarrës  ndërkombëtar, duke iu nënshtruar presionit politik, lë për të kuptuar se kjo nuk është as do të jetë e mjaftueshme. Nga Albini tani e tutje do të kërkohen edhe shumë kompromise, të cilat rrjedhin nga plani evropian.

Tani për tani, Kurti po merr frymë lirshëm, në radhë të parë duke mos kujtuar më asnjëherë se çka kishte thënë e çka kishte premtuar, por duke iu rrekur metodës më të njohur për mbijetesë politike, sikur është pragmatizmi, të cilin, aq shumë e kishte atakuar, por tani e ka përqafuar si një të mirë apo të keqe, pa të cilën nuk jetohet politikisht, as arrihen dot synimet për të qëndruar sa më shumë në pushtet.

Ç është e vërteta, këtë pragmatizmin durimtar e pacifist e kemi trashëguar që nga koha e Baba Dovletit me lepe-peqe, pastaj  në kohën e pushtimit serb e sllav me moljim lepo tash me jes okej.

Kryeministri, mbi të gjitha tani  është njeri i kalkulimeve politike, me një fjalor të pasur e kreativ, me zotësi për të gjetur në të bardhën ndonjë pikë pak të zezë, por edhe në  të zezën diçka të bardhë, dhe me një disponim të veçantë për të manifestuar qëndresë e forcë, edhe atëherë kur realiteti është ndryshe.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …