RKL

RKL: Fushata e jugo-medieve kundër komandantëve, “më të korruptuar”, po përgatit terren për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së

Ka disa ditë, që mediet, të cilat thithin burime financiare në xhirizët e huaja, madje edhe në ato qeveritare të Prishtinës, po bëjnë përpjekje që duke u mbështetur në “fakte e argumente” të burimeve anonime, gjithnjë të besueshme për ata vetë, me qëllim për ta intensifikuar fushatën kundër, sikur thuhet, milionerëve më të korruptuar të ish SHP të UÇK-së, duke lënë anash qindra milionerë e miliarderë me prejardhje nga koha e Titos dhe Rankoviqit sikur janë shumë edhe prej këtyre “jurishnikëve” të bashkim vëllazërimit dhe patriotizmit jugosllav. Vetëm njëri prej tyre,  nga prejardhja dhe ADN-ja ideologjike jugosllave ka dhjetëfish pasuri më shumë se të gjithë komandantët e të gjithë pjesëmarrësit  në luftën e UÇK-së. Ai ka shumë më tepër të ardhura vjetore, sesa marrin nga buxheti i Kosovës veteranët, invalidët, familjarë e dëshmorëve dhe pensionistët. Por këta jugo-gazetarucë shërbehen me atë fjalën e Putanës, e cila thotë: “Ma mbaj djalin t’ i them sa nuk më ka thënë”.

Tani kur hetimet për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së kanë filluar dhe kur Daçiqi deklaron se serbët nuk kanë kryer krime në Kosovë, por shqiptarët paskan kryer krime kundër serbëve dhe do të përgjigjen penalisht, “Ekspresi, Koha Ditore, Zëri, Botapres” dhe shumë portale të këtij soji mbështesin kursin zyrtar të Serbisë së Vuçiqit njëjtë sikur: baballarët, nënat, vëllezërit e motrat e tyre kishin mbështetur politikën antishqiptare të Krajlit serb, Titos, Milosheviqit dhe tani Vuçiqit e Daçiqit.

Sinkroni antishqiptar, anti UÇK, me jugo-gazetarë, me dëshmitarë të mbrojtur të Hagës, të Gjykatës Speciale, të gjykatave të Beogradit, edhe nga radhët e atyre që pretendojnë se kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, po merr përmasa, sepse UÇK-ja e vërtetë pati pak djem petrita dhe Ademjashara, dhe shumë sorrashka  e hutina, që për një pagë 170 euro mëshirë mujore ndërrojnë bindjet dhe nuk u “han më për komandantët”. Mjaftohen me faktin se e kanë Hashim Thaçin, “krye-heroin e kombit kosovar të 1.000.000 heronjve”, i cili luftëtarët e lirisë, veteranët e familjet e dëshmorëve i ktheu në raste sociale, pensionistësh, në burra pleq të plakur para kohe, që shëtisin rrugëve, pinë makiato nëpër biruca pijetoresh, tymosin  duhan  dhe merren me fjalë e konstatime të kota, si “sallahanat” e Gjergj Fishtës. Ky është ai llumpen-proletariati i Kosovës i kohës tonë, produkt i politikave “strategjike, afatgjata” për zhvillimin e vendit që ka manifestuar paria deri sot.

Përralla e këshilltarit të shefit për “kryqin dhe lugatin”

Një këshilltar i njohur i Hashim Thaçit, në një shkrim të tij panegjirik për “kryeheroin e popullit hero”, duke folur për kundërshtarët dhe ata që, sipas tij  po u vënë zjarrin institucioneve është shprehur se, të tillët mbase janë 17-vjeçarët, bij të femrave të dhunuara shqiptare. Askush nuk reagoi në cilësimin e tij antinjerëzor e antikombëtar, madje as rrjetet e zonjave të dhunuara e të pa dhunuara, të atyre zonjave që tinëz dhe para gazetarëve të huaj pranojnë se janë dhunuar nga serbët, por nuk kanë guxim ta thonë hapur, ose thjesht gënjejnë për përfitime materiale, ashtu sikur  gënjeu gjysma e atyre, që pretendojnë se kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, vetëm për të shkrryer diçka nga Shteti.

Këto zonja, të cilat mrizojnë nëpër OJQ, kohë më parë  iu vërsulen ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, i cili negociatorët e Brukselit, me plot të drejtë, i quajti “delegacion femëror”, duke u shërbyer me thonjëza, konform diskursit komunikues të drejtshkrimit  të gjuhës shqipe. Asnjë nga këto zonja nuk reagoi në horror, skandal-cilësimet e paragjykimet djallëzore  të këshilltarit të Thaçit, i cili fajtorin kujdestar për sulmin në institucione e gjeti te bijtë e grave të dhunuara 17-vjet më parë, duke shpjeguar se vetëm ata, sipas tij, duke qenë bijë bastardë po i sulmuakan  dhe po u vënë flakën institucioneve. Se çfarë pjelle janë këta dhe a ka të tillë le ta thonë sociologët, psikologët e jo mendjet e terratisura të imagjinatës fiktive.  Këshilltari nuk besoj se kishte paragjykuar aktivistët e Vetëvendosjes, sepse ata nuk do t’ ia falnin krahasimin antinjerëzor dhe antikombëtar, të paktën ndonjë goditje me vezë.  Megjithatë ai shkroi “…Përkundër të gjithë veprimeve, madje edhe shfajësimi i përdorimit të shisheve me molotov se atë e bëjnë fëmijët e rritur të grave të dhunuara në kohën e luftës, si duket erdhi momenti i vetvetishëm, i prishjes së bllokut opozitar. Krijimi i opozitës brenda opozitës. Kjo është mrekulli. Përballë kryqit “lugati” humbi betejën. Tashmë “lufta” le të plas brenda llojit. ( Gazeta ekspress, E hënë, 28 Mars 2016 11:07).

Gratë e dhunuara apo zonjat e pa dhunuara të OJQ-ve nuk reaguan për bijtë e tyre të paragjykuar  si bastardë, sepse paragjykimi bizar nuk mbështetej  në emra e mbiemra konkretë. Këshilltari i Thaçit gjuajti gurin dhe fshehu dorën, por nuk fshehu qëndrimin e tij përbuzës kundër çdo shqiptari që nuk pajtohet me shefin e tij, të vetmin, të pagabueshmin, duke e quajtur atë kryqtar e tempullar, për t i bërë “nder” para kryqtarëve të BE-së, ndërsa opozitën e quan “lugate”, pjellë e ferrit.

Fushata kundër UÇK-së tashmë po kalon nëpër institucione. Në fjalimin e tij me rastin e postimit zyrtar në krye të Shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi me asnjë fjalë nuk e përmendi UÇK-në, as legjendarin Adem Jashari, foton të cilën e afishon gjatë fushatave të zgjedhjeve. Kur flet para të huajve, ai e mohon ashtu sikur e kishte  mohuar Shën Pjetri, Krishtin.

Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,

/Lesh-lëshuar, duar-lidhur,

/ Tri her’ e mohoj pa gdhirë,

/Faqe-nxirë. (Noli)

Nga kush dhe pse  po goditet UÇK-ja?

Në rastet kur UÇK-ja po goditet nga brenda, nga ata që ia kanë punuar pas shpine, si gjatë ashtu edhe pas luftës, duke pranuar dhe duke nënshkruar themelimin e një gjykate raciste, antishqiptare, pse të mos besojmë se nuk janë pikërisht këta që ndihmojnë dhe furnizojnë fushatën kundër luftës së UÇK-së, meqë ata, për veten e tyre  kanë marrë garanci ndërkombëtare se nuk do të preken. Kanë qenë dhe do të mbesin të paprekshëm, sikur ndodh rëndon me njerëz “të kalibrit” të tillë. Kreu i vetëshpallur i luftës, ishte unik në demilitarizimin e UÇK-së, në fundosjen e TMK-së dhe në degradimin e FSK-së, tani për tani si forcë emergjente, pa shpresë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse kjo është lënë në mëshirë të Listës Srpska dhe të Beogradit zyrtar.

Fushata e orkestruar kundër UÇK-së, është intensifikuar dhe po konsolidohet si një “platformë sui generis”  e përbërë nga klane mafioze gazetarësh, komandantësh të Bllacës e Mërgatës, dëshmitarë të mbrojtur, të cilët do të shtrydhen deri në fund, e pastaj do të hidhen si limona të shtrydhur. BE-ja i ka garantuar “kosovarët” se Gjykata raciste e cila penalizon vetëm luftëtarë të UÇK-së po themelohet  me qëllim për ta shpërlarë UÇK-në nga krimet që paskan kryer disa nga komandantët e saj dhe një pjesë e zinxhirit organizativ, madje duke pretenduar se dënimet qenkan individuale dhe jo kolektive.

Penalizimi  deri tani i Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, dënim me 15 vjet burg për krime lufte, shpallja fajtor dhe dënimi i gati të gjithë komandantëve të zonave operative si: Ramush Haradinaj, tri vjet  burg, në Hagë, dy herë i shpallur i pafajshëm, Fatmir Limaj, pesë vjet burg, tri herë i shpallur i pafajshëm, Sami Lushtaku, 12 vjet burg, ndodhet në vuajtje të dënimit, Rrustem Mustafa i shpallur fajtor për krime lufte, Sabit Geci, i dënuar 15 vjet burg për krime lufte, Haradin Balaj, ka kryer dënimin 12 vjet burg për krime lufte,  Idriz Balaj 15 vjet burg,  Selim Krasniqi,  Bedri Zyberaj dhe dhjetëra komandantë të tjerë, nuk i ka ngopur orekset e Beogradit e të Brukselit. Kuptohet se nuk është dënuar as do të dënohet asnjë komandant i FARKU-ut apo ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nga ata cilët  gjatë kohës së luftës kanë qëndruar në Tiranë, sepse ata kanë alibitë më të forta të mundshme, thjeshtë nuk kanë qenë të përfshirë në luftë. Kreu i tyre politik ka mohuar pjesëmarrjen aktive në luftë duke arsyetuar se ai ka qenë krah politik dhe jo ushtarak.

(Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e tjera edhe:

Lahi Brahimaj, Isak Musliu,  Rrustem Mustafa,  Latif Gashi,  Nazif Mehmeti,  Daut Haradinaj,  Bekim Zekaj,  Ahmet Elshani,  Ramush Ahmetaj,  Agush Memishi,   Samet Hajdari,  Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selman Sadiku, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Sadik Aliu,  Shefqet Musliu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi,  Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala, Besin Shurdhaj.

Janë shpallur fajtor dhe janë dënuar për krime lufte: Naser Shatri, Ruzhdi Saramati,  Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili,Nuhi Provoliu, pastaj:

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi, Selim Krasniqi,  Bedri Zyberaj, Xhavit Elshani, Milaim Latifi, Agron Krasniqi, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina, Jeton Kiçina, Riza Aliaj, Shaban Hoti, Haki Rexhepi, Lirim Jakupi, Fatos Aliu, Amir Sopa, Hebib Ahmeti,  Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Roland Bartesko,  Dritan Goxhaj Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri,  Tafil Dauti,  Hanefi Dervishi, u mbyt në tortura në Burgun e Manastirit, Rametulla Dauti,  Shkëndim Dauti, Ibrahim Sulejmani, vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte).

Me shpalljen fajtor dhe dënimin e qindra luftëtarëve të lirisë, nuk qenka dënuar UÇK-ja dhe nuk do të shpallet fajtore, as në rast se dënohen edhe qindra të tjerë. A ka fare logjikë ky konstatim djallëzor, bizar dhe krejtësisht i poshtër, pavarësisht se këtë e deklamojnë zyrtarë të lartë të BE-së dhe e pranojnë me përulësi qeveritarët e Kosovës pa asnjë dallim, pa asnjë kundërshtim.

Çka duhet të ndodh më shumë dhe të thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja?

E vërteta  do të duhej të thuhej troç pa mistifikime,  po dënohet UÇK-ja por jo populli i Kosovës, sepse nuk mund të dënohet, as është dënuar ndonjëherë një popull i tërë, sidomos jo lufta e një populli, që është përkrahur dhe mbështetur nga Aleanca më e fortë ushtarake e botës  dhe nga Shteti më i fortë i botës. Dhe, duke qenë se qarqet antishqiptare të Brukselit, Beogradit, Moskës nuk e dënojnë dot Amerikën e NATO-n, ata kanë në dorë ta penalizojnë UÇK-në, me vetë brumin e saj, për të qenë “me duar të pastra”.

Po ashtu është tejet e qartë se kurrsesi nuk është dënuar as do të penalizohet  politika, pacifiste, durimtare, skllave, poltrone, nënshtruese, poshtëruese, kapitulluese e kosovarëve. Një politikë e tillë asnjëherë dhe në asnjë vend të botës nuk është dënuar, as është shpallur fajtore, sepse të vdekurit për së gjalli askush nuk i ndjek, nuk ka motiv, as arsye t’i ndjek. Kjo po ndodh në Kosovë.

UÇK-ja do të dënohet dhe do të ndëshkohet, sepse popujve të shtypur të Evropës u ka dhënë shembullin të cilin nuk e honeps dot global-politika e BE-së, sepse druan nga Katalunja, Baskia, Venetia, Vojvodina, Timoku, Sanxhaku, Çamëria, Erdeli, Sicilia e vende të tjera evropiane që kërkojnë liri e pavarësi, sipas ligjeve të jetës, të cilat nuk i pengon dot asnjë forcë tokësore, pikërisht ashtu sikur thotë simboli i Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, politikani më pro-amerikan në Kosovë, është i vetmi që mund …