Brickos

RKL

RKL: Gazeta Ekspres i prin fushatës kundër UÇK-së duke lënë prapa edhe mediet në Serbi

Nuk është vështirë të dihet se kush e ka financuar dhe e financon Gazetën ekspress, e cila tashmë ka intensifikuar fushatën djallëzore kundër UÇK-së, në prag të hetimeve të Gjykatës Speciale, pikërisht në ditët kur po i zhvillon punimet Seminari i Asmablesë Parlamentare të Evropës. Duke i dhënë vetës të drejtë ta përbuzin ta mohojnë dhe ta zhvlerësojnë luftën heroike të UÇK-së, këta gazetarucë, bijë e bija të ish dhe tani bashkëpunëtorëve të Serbisë, mendojnë se me shkrimet dhe trillimet e tyre do të arrijnë ta degradojnë luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi.  Pretendimet e tilla njëdimensionale kundër UÇK-së, pa shkruar as edhe një artikull të vetëm për krimet dhe gjenocidin, që ka kryer Serbia okupatore në Kosovë kundër shqiptarëve gjatë afër një shekulli të pushtimit, janë pretendime mjerane, të pista dhe të ndyta, me qëllim për t iu qitur hi syve shqiptarëve të painformuar dhe për ta kryer një detyrë patriotike ndaj Jugosllavisë e Serbisë. Këta të betuar në rrugën e Titos edhe pas Titos, nuk janë veçse mbetje e ligë, plehra gjak përzier  të Serbisë të cilët kundërmojnë duhmë shlivovice dhe erë temjani të popit Irinej.  Tani ndihen edhe më të trimëruar sepse ata kanë zënë vende me shumë rëndësi nëpër institucionet e Kosovës, në Polici, Prokurori, AKI në të gjitha gjykatat e të gjitha niveleve, nëpër ministri, në disa medie, të cilat më të disponuara kundër UÇK-së sesa kundër Serbisë së Milosheviqit e të Nikoliqit.

Në një postim redaksional të pluhurinës  Ekspress, botuar më 24 tetor 2016 shkruante:  Politikat editoriale të Gazetës Express nuk mund të orientohen, e as diktohen, prej instikteve më të ulëta njerëzore. Për ne krimet nuk janë statistika. Do ta mbrojmë të drejtën tonë për t’i thënë edhe gjërat e pakëndëshme. Do t’i themi edhe ato gjëra që shumicës së banorëve do të mund t’i duken blasfemi e dorës së parë. Ky qëndrim i redaksisë së këtij portali kundër shumicës së banorëve të Kosovës, të cilët dihet mirëfilli se janë shqiptarë vetvetiu zbulon se kujt i shërbejnë bijtë e bijat e këtij rodi të keq, të mbetur nga fara e Serbisë në Kosovë. Këta që gjatë kohës së luftës ose kishin ikur nga Kosova, ose i kishin shërbyer MUP-it të Milosheviqit, tani nën ombrellën e EULEX-it, të Beogradit dhe të disa zyrtarëve tanë me prejardhje nga ish nomenklatura politike komuniste e RSFJ-së, kanë intensifikuar fushatën kundër UÇK-së shumë më  tepër se mediet në Serbi. Është trimërues fakti se këtë fushatë e udhëheqin pro-serbët dhe bijtë e bijat e bashkëpunëtorëve të Serbisë së Milosheviqit  të Vuçiqit e Nikoliqit. Nga ky soj janë edhe dëshmitarët e mbrojtur të EULEX-it. Kemi të bëjmë me një jashtëqitje të kombit, e cila vazhdimisht do të riciklohet deri në luftën përfumdimtare për bashkimin e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …