Vetëvendosje e LDK

RKL: Koalicioni Vetëvendosje-LDK aktualisht po ecën drejt një rruge të paparashikueshme

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të papranueshme kërkesën e LDK-së që për postin e kryetarit të Shtetit të mos japë asnjë ministri. Nëse LDK-ja e synon edhe postin e kryetarit, resorët e Qeverisë nuk mund të ndahen pesë me pesë, por gjashtë me katër thonë në Vetëvendosje. Ky propozim është refuzuar nga LDK-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu thotë se kryeparlamentari, presidenti dhe gjysma e ministrive duhet t i takojnë LDK-së, pjesa tjetër, kryeministri me ministri Vetëvendosjes ose e kundërta. Nëse atyre iu duket shumë, mund të bëhet edhe e kundërta, ne e pranojmë edhe variantin e kundërt, kryeministri të jetë i yni e ndoshta edhe ndonjë ministri tepër ua kishim dhanë, ka thënë Agim Veliu, duke shpërfillur kërkesën e Vetëvendosjes.

Vardisjet, por në të njëjtën kohë edhe kushtëzimet paraprake që Vetëvendosja i kishte bërë LDK-së, qysh para fushatës zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme 6 Tetorit, shpërfillja në disa raste, por edhe krekosja e arroganca e disa zyrtarëve të lartë të kësaj partie, tani arritur pikën kur për të gjitha këto nuk vendos më Vetëvendosja por LDK-ja, sepse pa këtë parti nuk ka koalicion zgjedhor. Çdo formulë tjetër është e pamundshme sepse Vetëvendosja nuk pranon koalicion me partitë e krahut të luftës, PDK-AAK-Nisma, ndërsa LDK-ja ka vija të kuqe për PDK-në, ndërsa pa këtë parti dhe pa Vetëvendosjen nuk sigurohen numrat madje as Listën serbe, e cila në një rast të tillë në minimum do të kërkonte dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.

Në këtë pat pozicion, Vetëvendosja do të detyrohet të lëshojë pe, sepse në pozitën e kushtëzimit gjithmonë gjendet ai pa të cilin nuk mundet të lidhet marrëveshja. Pozita mes shitësit e blerësit tani i mbetet shitësit, që i cakton çmimin mallit, të cilin blerësi duhej ta blejë doemos, madje edhe me një çmim  të lartë.

Por duke qenë se LDK-ja gjithmonë ka qenë dhe është parti e kompromiseve, pastaj duke pasur parasysh favoret që sjellë bashkëqeverisja është e mundshme të lëshojë pe, edhe për faktin se nëse vjen deri te pamundësia për koalicion dhe caktohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK-ja as Vetëvendosja nuk do të merrnim më numrin e tanishëm të votuesve, sepse ata do të zhgënjeheshin, ndërsa koalicionin PAN 2, gjithsesi  se do ta fitonte shumicën në zgjedhjet e tilla.

Duhet pasur para sysh edhe faktin se ambasadat e huaja, të cilat deshëm apo nuk deshëm kanë më shumë simpati për LDK-së sesa për Vetëvendosjen është e mundshme që LDK-ja kësaj radhe të marrë pjesën më të madhe të “kulaçit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Ahmet Qeriqi: Marsi, Prilli e Maji i vitit 1981 vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive …