Më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës

RKL: Marshi i UÇK-së, një kompozim i kohës së luftës

Me rastin e fillimit të transmetimit të Radios-Kosova e Lirë, më 4 janar të vitit 1999, në malet e fshatit Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës Jugore, ishin vënë në lëvizje sa e sa luftëtarë, gazetarë e veprimtarë të dalluar, të cilët kishin shprehur gatishmëri për ta  ndihmuar Radion dhe Agjencinë, Kosovapress.

Duke qenë se Radioja ishte medium i themeluar me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më 16 nëntor të vitit 1998, krejt natyrshëm ajo  ishte vënë në shërbim të luftës dhe të popullatës civile, kudo ku ajo ndodhej e veçmas ishte në shërbim të asaj pjese të popullatës, e cila  ishte strehuar në zonat që i mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të cilat ishin në terr të plotë informativ…

Pas kompletimit të teknikës dhe të stafit, ishte parë e nevojshme që Radio të dispononte edhe disa segmente të veçanta, sikur ishte sigla e fillimit të programit, e sajuar me mjeshtëri  nga kompozitorët, me tri tone të qarta e të thekshme, që simbolizonin tri shkronjat e para të togfjalëshit: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Siglën e kishin kompozuar kompozitorët e njohur të vendit, Rauf Dhomi, Efraim Kastrati, Fahri Beqiri. Pak kohë më vonë, Rauf Dhomi kishte kompozuar edhe “marshin e UÇK-së”, një këngë korale, të cilën e këndon “Kori i Burrave” të Gjakovës.

Ky marsh ishte ideuar dhe realizuar në përputhje të plotë me aspiratat çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim dhe bashkim kombëtar, duke marrë para sysh, Betimin e Ushtarit të UÇK-së, sakrificën e përgjithshme kombëtare dhe luftën e cila asokohe ishte zgjeruar në çdo cep të Kosovës dhe në të cilën po merrnin pjesë luftëtarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë dhe nga Mërgata, madje edhe nga Amerika e Largët, nga ku kishte arritur në luftë Batalioni, “Atlantiku”, që përbëhej nga qindra shqiptaro-amerikanë, që iu kishin bashkuar vullnetarisht luftës për çlirimin e Kosovës nga barbaria e regjimit të Beogradit.

Marshi ishte kompozuar me mjeshtëri dhe në të ishin derdhur të gjitha komponentët krijuese si teksti, muzika, ritmi, përsëritja e vargjeve karakteristike dhe  zëri mobilizues e luftarak i këngëtarëve.

Ky marsh i ka përcjellë luftëtarët e lirisë nëpër frontet e luftës së UÇK-së dhe ka ndikuar me frymën e përgjithshme mobilizuese.

Marshi i UÇK-së,

Kompozitorë, Rauf Dhomi,

Efraim Kastrati

Marshi i UÇK-së

UÇK -UÇK është ushtria jonë

E nderuar për jetë, përgjithmonë,

UÇK,

Të betuar neve jemi për shqiptarë  për liri

para flamurit kuq e zi.

Kuq e Zi.

 UÇK-  ushtria  jonë.

UÇK- liria jonë,

UÇK do të jesh përgjithmonë…

(Dy herë)

 Kush tradhton këtë rrugë të idealit tonë,

do të jetë i mallkuar gjithnjë,

Do të jetë,

Se liria është rrugë e jetës, rrugë e Perëndisë

është amaneti i të parëve tanë,

Parëve tanë.

 UÇK ushtria jonë,

UÇK- liria jonë,

UCK do jesh përgjithmonë

(Dy herë)

 Po betohem pranë jush dhe eprorëve e të mi,

Për Kosovë për liri, fëmijë,

Për fëmijë,

Po betohemi së bashku me shoqet dhe shokët e mi

Atdheut në troje jemi gjithnjë.

Jem gjithnjë.

 UCK ushtria jonë,

UÇK- liria jonë,

UCK do jesh përgjithmonë

(Dy herë)

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e rënë prej 27 mars deri më 2 maj të vitit 1999 në mbrojtje të pozicioneve nga ku emetonte RKL

Në mbrojtje të pozicioneve të Rrafshnaltës, të SHP të UÇK-së të instititucioneve informative të luftës …