RKL: Njoftim

Në Radion Kosova e Lirë, në rubrikën e Fejtonit duke filluar nga 15 tetori 2021 do të shpalosen dëshmitë, faktet e argumentet  që denoncojnë tradhtarët, bashkëpunëtorët e devotshëm të regjimeve jugosllave, veglat qorre në atë shërbim, me qëllim që të rikthehet kujtesa e hidhur e një pjese të historisë së kohës së pushtimit, e cila kishte rezultuar me denoncime, ndjekjet të elementit atdhetar, me burgosje, dënime me vdekje, pushkatime me gjyq e pa gjyq, vrasje, leçitje të familjeve, ekskomunikime dhe vuajtje të tmerrshme njerëzore…

Të burgosurit shqiptarë, që me vite të tëra kanë kaluar nëpër burgjet dhe kazamatet e Jugosllavisë dhe që janë me mijëra, nuk kërkojnë hakmarrje për veprimtarinë kolaboracioniste të bashkëkombësve të tyre, ( të paktën këtë nuk e kërkon shumica e tyre, nuk përjashtojmë individë të caktuar…)  por tani për tani mjaftohen me afishimin e emrave dhe  mbiemrave të tyre, pasi nga veprat e tyre antikombëtare, me sa dimë ne nuk është distancuar askush, publikisht, pasi  shumë prej tyre apo familjarëve e pasardhësve të tyre mendojnë se kanë punuar drejt, i kanë shërbyer një Shteti, të cilin e kanë konsideruar të vetin dhe kurrë nuk kanë menduar se Jugosllavia e Madhe e Titos, një ditë do të shpërbëhet e do të katandiset në humnerat e humbëtirat  errëta të historisë. Duhet pranuar edhe faktin e njohur historik, se shqiptarët në Jugosllavinë e Titos kishin edhe të drejta dhe një autonomi, jo vetëm kulturore, por edhe vetëqeverisëse, e cila  nuk mund të krahasohet me regjimin e Mbretërisë së Jugosllavisë prej vitit 1918 e deri në vitin 1941, kur tërë regjimi ishte vënë në ndjekje, vrasje, degdisje, burgosje, vrasje masive, dëbime për në Turqi me qëllim të zhdukjes kolektive të shqiptarëve në trojet e mbetura nën pushtimin Jugosllav, veprime këto të miratuara heshtur nga Rusia dhe Fuqitë e mëdha të Evropës e botës…

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …